5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

“Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri”, Lajçak përmend sërish tri kërkesat për Kurtin

Më të lexuarat


I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak sërish sot ka përmendur tri kërkesat për Qeverinë Kurti lidhur me situatën e tensionuar në veri.

Lajçak në një postim në Twitter shkruan se janë thellësisht të shqetësuar për situatën në veri, gjersa ka bërë thirrje për zgjidhje të parakohshme në komunat në veri dhe pjesëmarrje të serbëve.

“I dërguari amerikan, Escobar dhe unë u takuam me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për shtensionim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në dialogun për normalizim”, shkruan Lajçak.

Ndryshe, të hënën për vizitë në Kosovë erdhën Lajçak dhe i dërguari amerikan, Gabriel Escobar për të disktuar rreth situatës aktuale dhe për të gjetur zgjidhje për tejkalimin e tensioneve në veri.

Lajçak e Escobar do të takohen sot edhe me presidenten Vjosa Osmani. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit