30.6 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Tri kërkesat e Escobarit dhe Lajçakut për tejkalimin e situatës në veri dhe deklaratat e Kurtit – vazhdojnë takimet

Më të lexuarat

Rreth tri orë ka zgjatur të hënën në orët e vona të natës takimit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe të dërguarit amerikan, Gabriel Escobar dhe atij të BE-së, Miroslav Lajçak, gjersa temë diskutimi ishte gjetja e një zgjidhjeje për situatën e tensionuar në veri.

Pas takimit në Kryeministri, i dërguari i BE-së në një deklaratë për media prezantoi tri kërkesat të cilat ia kishte thënë edhe Kurtit, si qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog.

“Ne e prezantuam një propozim në emër të komunitetit ndërkombëtar që përmban tri elemente. Kishim bisedime të gjata, të sinqerta dhe të vështira”, tha Lajçaku, pas takimit trepalësh mbrëmjen e 5 qershorit.

Ai tha se është në interes të të gjithëve që në veri të Kosovës të ketë kryetarë të komunave “legjitimë” dhe që përfaqësojnë qytetarët.

Ndërkohë, para gazetarëve ka folur edhe i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar.

Ai tha se erdhi në këtë takim, si mik i Kosovës dhe tha se shpreson që kërkesat e tyre të dëgjohen.

“Nuk kam parë kurrë kaq shumë unitet brenda komunitetit trans-atlatnik. SHBA-ja, BE-ja, NATO-ja dhe pothuajse çdo mik i Kosovës e ka bërë të njëjtin propozim. Kështu që shpresoj të dëgjohemi”, tha Escobar.

I dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak, kryeministri Albin Kurti dhe i dërguari amerikan, Gabriel Escobar në një takim në Prishtinë

“Një gjë dua të them, erdha këtu si përkrahës i madh i Kosovës. Duam më të mirën për Kosovën, të arrijë të gjitha aspiratat. Jemi përkrahësit më të mëdhenj të sigurisë suaj, pavarësisë, sovranitetit, e integritetit territorial tuaj. Po kërkoj vetëm të dëgjohemi”, tha Escobar.

Të pyetur se a i ka pranuar Kurti propozimet e tyre, të dy thanë se janë në “fillim të misionit të tyre”, që do të zgjasë dy ditë.

“Shpresoj se do njoftojmë për lajme të mira në fund, por nuk kemi arritur atje ende”, deklaroi Lajçaku.

Ndërkaq, në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se në takim u shkëmbyen mendime mbi gjendjen dhe zhvillimet e fundit, ide për de-eskalim të situatës në veri dhe urgjenca për zbatim të Marrëveshjes Bazike e Aneksit të zbatimit.

“Kryeministri tha se rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistë të dhunshëm dhe grupe kriminale ndaj organeve të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare si dhe gazetarëve. Ai ftoi Brukselin dhe Washingtonin që të bëjnë thirrje për ndalim të dhunës dhe ndjekje penale e ndëshkim të kryerësve të saj”, thuhet në njoftim.

Qetësoni dhimbjen e kockave dhe të muskujve në kushte shtëpieBlog

by Taboola

“Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira, demokratike e të ndershme. E tillë duhet të jetë edhe fushata parazgjedhore, theksoi kryeministri Kurti. Kandidatët dhe votuesit në zgjedhjet e reja duhet të garojnë e marrin pjesë pa frikë e kërcënime. Rendi dhe ligjshmëria sigurisht që do të zvogëlonin proporcionalisht edhe numrin e policëve në ndërtesat komunale në tri komunat veriore”, vijon njoftimi.

Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë e pa rezervë dhe mirëbesimin e palëkundur për angazhim intensiv e të përbashkët për de-eskalim të gjendjes dhe normalizim të marrëdhënieve.

Ndërkaq, takimet e zyrtarëve shtetërorë me të dërguarit e BE-së dhe SHBA-së vazhdojnë edhe sot.

Presidentja Vjosa Osmani do t’i takojë Lajçakun dhe Escobarin në orët e mëngjesit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit