0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Je superior, ja argumenti

Më të lexuarat

Disa studentë kur afrohet afati i provime i kaplon një mungesë e vetëbesimit, frikë dhe mëdyshje. I vijnë në kokë mendime të këqija, shprehje dhe ide defetistë. Në këtë rast luan një rol jashtëzakonisht të madh programimi psikologjik pozitiv dhe qëndrimi larg inspirimeve negative. Nëse do të triumfosh ndaj këto inspirime negative programo veten për sukses duke i patë parasysh hapat në vijim:

-Kujdes prej shprehjeve:

Kam dështuar në studime

Nuk mund të korri sukses në këtë lëndë

Nuk mund të përgatiti këtë lëndë

Nuk baza të fuqishme në këtë lëndë, andaj nuk do të korri sukses në te

Nuk mundem të marrë notë më të madhe se kaluese

Më mbyllet mendja duke mësuar këtë lëndë

Lënda është shumë e rëndë

-Përsëriti shprehjet:

Kam besim në përgatitjen time

Mësimet që i lexoj do ti kuptojë dhe do ti kujtoj lehtë

Lënda do të më lehtësohet me kalimin e kohës

Nesër në provim do të jem i qetë

-Ke parasysh këto hapa:

1-Programo veten që të jesh i suksesshëm në studimet tuaja dhe parafytyro veten sikur ke fituar notën më të madhe.

2-Programo veten se je inteligjentë dhe si të tillë paramendoje veten.

3-Bëji disa kopje të shprehjes më pozitive që të pëlqen.

4-Vendosi në vendet ku i sheh më shpesh gjatë ditës, sikur në dhomën tënde, afër tavolinës së punës, te dera…etj.

5-Bëre shprehi që ti lexosh këto shprehje disa herë gjatë ditës.

6-Çdo herë që të kujtohen këto shprehje përsëriti në vete.

Marrë nga libri: “Shkathtësia e përsëritjes së mësimeve”, dr. Nexhib Rifai

Përshtati: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit