7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

E shqetëson EULEX-i!

Më të lexuarat

Shefi i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka deklaruar të hënën se është i shqetësuar për faktin se misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, nuk ka burime të mjaftueshme, dhe për pasojë shpeshherë i është dashur Aleancës ushtarake të marrë barrën që nuk i takon.

“Të jem i sinqertë, jam shumë i shqetësuar, për faktin se misioni i Bashkimit Evropian, EULEX-i, nuk ka burime të mjaftueshme, që në praktikë, ka implikime të fuqishme për NATO-n, sepse pastaj po ndikohen operacionet e KFOR-it”, ka thënë Rasmussen para ligjvënësve të BE-së, njofton DPA.

KFOR-i është vendosur në Kosovë pas sulmeve ajrore të NATO-s dhe kapitullimit të Serbisë, më 1999, ndërsa EULEX-i është dërguar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, për të ndihmuar ndërtimin e institucioneve shtetërore dhe sundimin e ligjit.

“Shpresoj se ju mund të përdorni ndikimin tuaj në mënyrë që EULEX-i të ketë burime të mjaftueshme. Tani për tani ne duhet të ndërmarrim detyrat dhe përgjegjësitë që nuk janë paraparë, në veçanti në pjesën veriore të Kosovës”, ka thënë Rasmussen gjatë një debati në Komitetin e Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme në Bruksel.

Shefja e diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton, duke komentuar deklaratën e shefit të NATO-s, ka thënë se Bashkimi Evropian është gjithmonë në pozicionin e kërkimit të burimeve më të mëdha për të ndihmuar misionin e vet në veri të Kosovës. Ajo ka thënë se kjo çështje është ngritur edhe gjatë diskutimeve me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit