4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Java Globale e Ndërmarrësisë edhe në Kosovë

Më të lexuarat

Nga e hëna, në mbarë botën po zhvillohen aktivitete të “Javës Globale të Ndërmarrësisë”. Janë rreth 40.000 ngjarje të ndryshme që do të organizohen deri më 24 nëntor.
Hartës botërore të kësaj ngjarje i është bashkuar edhe Prizreni, me BarCamp Prizren që do të mbahet 22 nëntor, me fillim në ora 19:00 (facebook/BarCampPrizreni), organizuar nga OJQ THY dhe mbështetur nga IPKO Foundation.

“Java Globale e Ndërmarrësisë” luan një rol të rëndësishëm në inkurajimin e gjeneratës së re të ndërmarrësve, që të marrin në konsideratë fillimin e bizneseve të tyre. Kjo javë ka për qëllim ngritjen e vetëdijesimit dhe disponueshmërinë e mbështetjes së ndërmarrësve të rinjë në Kosovë.

Që të përkoj me këtë javë, në BarCamp Prizren janë ftuar tre folës të kualifikuar për ndërmarrësi, respektivisht marketing.
Galdim Jusufi, ndërmarrës në fushën e hotelerisë për të rinjë dhe fitues i disa çmimeve për ndërmarrësi, do të flasë rreth konceptit të ndërmarrësisë hoteliere për të rinjtë.

Prizreni si potencial i turizmit në Ballkan, qyteti më i vizituar në vend, gjatë gjithë vitit ka inkurajuar Galdimin që të ofrojë shërbime të përshtatshme për udhëtarët e rinj.

Në këtë edicion të BarCamp-it, Besim Dida do të tregojë se si prej një projekti të dështuar, erdhi tek një ide të re e cila ide u shndërrua në një projekt të suksesshëm. Si arriti deri te koncepti i portalit edukimi.net, duke u bazuar në nevojat e nxënësve dhe prindërve të tyre, në koordinim me sistemin e arsimit në Kosovë.

“Java Globale e Ndërmarrësisë” do të përcjellët me ngjarje të ngjashme edhe në Ferizaj, Gjilan, Prishtinë e Gjakovë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit