8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Jahja alejhi selam për agjërimin

Më të lexuarat

Të gjithë profetët e Allahut dhe pasuesit e tyre kanë agjëruar, sepse Allahu i madhëruar ka njoftuar në librin e Tij se agjërimi ka qenë detyrë edhe për ata që ishin para nesh, mirëpo ata që u kanë mbetur lajmet janë pak dhe një prej tyre është Jahja -alejhi selam-.

Profeti Muhamed alejhi selam tregon se Jahja alejhi selam u tha Beni Israilëve:
“Allahu ju ka urdhëruar për agjërim. Shembulli i atij që agjëron është si shembulli i një burri mes një grupi njerëzish i cili ka një qese misku dhe të gjithëve u pëlqen era e tij. Dijeni se era e agjëruesit është më e këndshme tek Allahu se era e miskut”
E transmeton Ahmedi, Tirmidhiu dhe e saktëson Shejh Albani.

▣—•Ky lajm përmban disa dobi:

E para: Agjërimi është adhurim i sinqertë për Allahun, pasi ai mund të fshihet nga sytë e krijesave të Allahut për të mos e ditur kush tjetër veç Tij siç mbahet qesja e miskut poshtë rrobave.
Ibn El-Kajimi (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Qesja e miskut mbahet e mbuluar poshtë rrobave siç është zakoni i atyre që e mbajnë miskun. Kështu është edhe agjëruesi me agjërimin e tij të fshehur nga vështrimi i krijesave, nuk ia dallojnë dot shqisat e tyre.” Shih librin El-Uabil Es-Sajjib: 26.

E dyta: Agjëruesi është njeri prej të cilit përfitojnë të tjerët sepse ai është krahasuar me mbajtësin e miskut dhe misku si parfum i fortë që është, mbajtësi i tij ia mundëson të tjerëve të ndjejnë erën e këndshme të tij.
Ajo që mund të përfitojnë të tjerët prej agjëruesit dhe që është për ta si aroma e miskut është modeli i njeriut të mirë i cili edhe i nënshtrohet Zotit të tij edhe sillet mirë me krijesat e Tij me: durim, bamirësi dhe fjalë të mira, sepse agjëruesi e ka veten nën kontroll dhe është larg ndikimeve të Shejtanit.

E treta: Agjëruesi ka pozitë tek Allahu dhe se Allahu i afron agjëruesit pranë vetes së tij siç afrohen njerëzit nga ai që mban misk përderisa era e gojës së Tij është për Allahun më e dashur për Atë se era e miskut.

E katërta: Këto lajme vërtetojnë saktësinë e profetësisë së Muhamedit alejhi selam dhe se të gjitha e kanë burimin nga Allahu i madhëruar, pasi edhe profeti ynë ka një përshkrim të tillë rreth agjërimit kur ka thënë: “Pasha Atë që në dorën e Tij është shpirti im, era e gojës së agjëruesit është tek Allahu ditën e Kiametit më e mirë se era e miskut.” E transmeton Muslimi.

Dr. Abdullah Nabolli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit