5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ja si të veproni në rast se sërish godet tërmeti

Më të lexuarat

Këto janë disa nga këshillat që mund të hyjnë në punë dhe të ndihmojnë në rast të tërmeteve.
Asnjëherë mos u fshihni nën tavolina apo gjësende të ngjashme. Qëndroni afër ndonjë gjësendi të madh siç është krevati.

Në rast mundësie shtëpinë tuaj ndërtojeni me dru, druri është i lehtë dhe reagon ndryshe në tërmete e jo si ndërtesat e ndërtuara me beton dhe materiale tjera.

Nëse jeni në krevat gjatë kohës së dridhjeve, lëvizni poshtë afër krevatit.

Nëse gjatë tërmetit jeni në ndërtesë dhe nuk keni mundësi të largoheni jashtë, qëndroni afër ndonjë mobile të madhe.

Mos u fshihni nën shkallë sepse është vendi më i rrezikshëm.

Muret e jashtme të shtëpive duket se janë më të sigurt, nëse keni mundësi fshihuni aty.

Nëse jeni në makinë, dilni shpejtë jashtë dhe qëndroni i shtrirë afër saj.

Nëse jeni në bibliotekë ose ndonjë vend ku ka letër, qëndroni afër rafteve me libra.

Një nga vendet më të rrezikshme për fshehje gjatë dridhjes së tërmetit është dera e dhomës, asnjëherë mos u fsheh aty.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit