Bota sot sheh veprimet nga më të çuditshmet, e i tillë është veprimi nga një prift Rus i cili ka vendosur ta “bekojë” vendin e tij nga aeroplani. Kjo pasi në qytetin Tver ishin përhapur shumë devijime shoqërore, nga aksidentet dhe pirja e alkoolit në masë.
Sipas priftit derdhja e ujit të “bekuar” nga aeroplani që po lëvizte në lartësi 650 deri 950m mbi atë qytet do të jetë një mënyrë shumë efektive për të arritur një rezultat shumë të mirë dhe largimin e gjërave të dëmshme në qytetin e tyre.
“Çdo sëmundje është shkaktuar nga një virus dhe viruset janë demonë. Prandaj çdo sëmundje është para se gjithash një sëmundje shpirtërore” ka thënë prifti Goryache.
Por ky veprim përsëritet qe një kohë të gjatë nga Kisha ortodokse. Të njëjtën e kanë bërë edhe më përpara dhe sipas tij ka pasur efekt. “Një çift e kanë parë aeroplanin duke fluturuar dhe hedhur ujë të “bekuar”, e kjo i ka bërë të reflektojnë e ta lënë alkoolin”. – shprehet prifti.
Ai gjithashtu thotë se kjo nuk është një shaka as nuk është diçka komike, përderisa ne duam ti shërojmë njerëzit nga sëmundjet si alkooli, droga dhe kurvëria.
“Ata le të qeshin, ne do bëjmë punën tonë” u shpreh ai.
Kjo sigurisht nuk është një metodë si lihet dhe shërohet problemi me devijimet shoqërore ai alkooli, droga dhe prostitucioni. Islami i ka ndaluar në mënyrë kateogrike këto devijime me kohë dhe sot shohim se si vendet ku myslimanët janë shumicë nuk vuajnë nga këto probleme. Po ashtu edhe aty ku ka devijime të tilla Islami ka dhënë udhëzime të qarta dhe shumë të shëndosha për shërimin dhe largimin e këtyre sëmundjeve shoqërore./KohaIslame.com/