0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ja njerëzit tek të cilët është shpresa e umetit…

Më të lexuarat

Kafur Ahshejdiu dhe shoku i tij shin skllevër të zi. Në kohën kur Katai ibën Tuluni ishte guvernator i Egjiptit i sollën në treg për ti shitur. Kafuri dhe shoku i tij flisnin mes tyre dhe secili e tregonte ëndrrën e tij.
Shoku i Kafurit tha: dëshiroj të shitem te një kuzhinier qe të ha atë që dua dhe të lë atë që nuk e dua. Kurse Kafuri ia ktheu: unë…dëshiroj të bëhem mbret i Egjiptit, të urdhëroj dhe ndaloj, të urdhëroj dhe të respektohem…
Pas disa ditëve skllavi i dytë u shit te një kuzhinier, kurse Kafurin e bleu një nga paria e Egjiptit…nuk kaloj shumë kohë dhe pronari i Kafurit zbuloi te ai aftësi dhe shkathtësi të rralla, andaj edhe e afroi shumë afër tij. Kur vdiq pronari i Kafurit, ky e mori vendin e tij dhe u përhap zëri për inteligjencën dhe diturinë e tij saqë u bë koka e komandantëve të atij vendi. Vazhdoi me kontributin dhe përpjekjet e tija saqë u bë mbret i Egjiptit, Shamit dhe Haremejnit.
Pas një kohë u takuan përsëri Kafuri me atë shokun e tij skllav, të cilin e pa te pronari i tij kuzhinier, ku ai punonte dhe lodhej dhe ishte në një gjendje të mjerueshme. Kafuri u kthye kah pasuesit e tij dhe u tha: “ky edhe unë ishim skllav, ky kishte ambicie të ultë dhe shikoni ku ka arritur, kurse unë kisha ambicie të lartë dhe shikoni ku kam arritur, po të kishim të dytë ambicie të njëjtë do të kishim të dytë fundin e njëjtë”.

Shpresa e ymetit….njerëzit me ambicie të larta

Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit