1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ja lista e deritanishme e politikanëve që kanë fshehur miliardat në Panama

Më të lexuarat

Lista e publikuar në skandalin e fshehjes se parave përfshin kryeministrin e Islandës dhe Pakistanit, presidentin e Ukrainës dhe mbretin e Arabisë, presidentin rus Vladimir Putin dhe fëmijët e presidentit të Azerbajxhanit. Mësohet se në listë janë edhe 33 kompani që Shtetet e Bashkuara i kanë në listën e zezë si të përfshira në biznes me lordët e drogës në Meksiksë, me organizata terroriste si Hezbollah apo me Korenë e Veriut.

Në dokumenta del emri i familjes së liderit kinez Xi Jinping, që së fundmi betohet për një fushatë kundër korrupsionit. Janë zbuluar marrëveshje të presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko që është vetëshpallur një reformator në vendin e tronditur nga skandalet korruptive.

Nuk mungojnë as emrat perëndimorë në skedat e Mossack Fonsecka. Mes rreshtave është edhe emri i Ian Kamerun, babait të kryeministrit anglez, David Kameron, një lider në kërkesat për reformën e parajsave fiskale. “Lojtarët e fortë” është quajtur lista me drejtuesit e disa prej shteteve më të fuqishëm në botë që pastronin para në Panama.

Maurisio Makri 

Presidenti i Argjentinës

Bidzina Ivanishvili

Ish kryeministri i Gjeorgjisë, në vitet 2012-2013

Sigmundur Davíð Gunnlaugsson

Kryeministri i Islandës

Ajad Allaui

Zv/ president i Irakut në vitet 2014-2015

Ali Abu al-Ragheb

Kryeministër i Jordanisë dhe Ministër i Mbrojtjes (2000-2003)

Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani

Kryeministër i Katarit (2007-2013)

Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani

Ish emir i Shtetit të Katarit (1995–2013)

Mbreti Salman bin Abdulaziz bin Abdulrahman Al Saud

Mbret i Arabisë (2015-deri sot); Princ i Kurorës (2012-2015)

Ahmad Ali al-Mirghani

President i Sudanit (1986-1989)

Khalifa bin Zayed bin Sultan Al Nahyan

President i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe emir i Abu Dhabi (2000-deri tani)

Pavlo Lazarenko

Ish kryeministër i Ukrainës, i dënuar me burg

Petro Poroshenko

President i Ukrainës (2014-deri tani); Ministër i Ekonomisë, Zhvillimit dhe Tregtisë (2012)

Ilham Aliyev

President i Azerbajxhanit (2003-deri tani)

Të afërm të tij në dokumenta: Bashkëshortja e Aljevit, fëmijët dhe motra

Li Xiaolin 

Fëmija e dytë dhe vajza e vetme e ish kryeministrit kinez, Li Peng

Arkady and Boris Rotenberg 

Vëllezërit bilionerë që patën fatin të jenë shokët e fëmijërisë së Vladimir Putin

Sergey Roldugin 

Në vitet 70 ishte i afërt “si një vëlla” me Vladimir Putin

Vëllezërit Rami and Hafez Makhlouf 

Kanë bërë miliona duke shfrytëzuar lidhjet familjare me kushëririn e tyre, presidentin e Sirisë, Bashar Al-Assad 

Ian Cameron 

Ka vdekur në vitin 2010, është babai i kryeministrit anglez, David Cameron

Alaa Mubarak 

Djali më i madh i ish presidentit të Egjiptit, Hysni Mobarak

Mounir Majidi

Ish sekretari i Mbretit Muhamed të Markout në vitet 2000

Tre fëmijët e kryeministrit të Pakistanit, Naëaz Sharif, Mariam, Hasan and Hyseni

Xhon Addo Kufuor 

Djali i madh i ish presidentit të Ganës, Xhon Agiekum Kufuor, (2001- 2009) 

Mohd Nazifuddin bin Mohd Najib 

I biri kryeministrit të Malajzsë, Najib Abdul Razak

Daniel Muñoz 

Sekretari dhe njeri i afërt me ish presidentin argjentinas, Néstor Kirchner

Juan Armando Hinojosa

Biznesmeni i preferuar i presidentit meksikan Enrike Peña Nieto, ka një biznes me vlerë rreth 750 milion dollarë

Pilar de Borbón

Motra më e madhe e mbretit të Spanjës Huan Carlos

Clive Khulubuse Zuma 

Nip i presidentit të Afrikës së Jugut, Jacob Zuma

Mamadie Touré 

E veja e Lansana Conté, ish diktatori, president i Guinesë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit