Lideri i BESËS, Bilal Kasami pas takimit me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev tha se intensivisht po negociohet për Qeverinë e re e cila do të jetë reformuese.
Kasami tha se ende nuk janë afruar plotësisht qëndrimet me LSDM-në, dhe se kur do të ketë diçka më konkrete do të dërgojnë komunikatë për opinionin.