1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Izraeli vrau 19 palestinezë në muajin gusht

Më të lexuarat

17 palestinezë kanë rënë dëshmorë gjatë demonstratave që zhvillohen nën moton “Marshi i Kthimit të Madh”, kurse dy të tjerë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të okupuar

 

Nëntëmbëdhjetë palestinezë kanë rënë dëshmorë në muajin gusht si pasojë e hapjes zjarr nga ana e ushtarëve izraelitë, njoftoi Qendra për Dokumentim dhe Hulumtin Abdullah el-Hurani pranë Organizatës Çlirimtare Palestineze (PLO), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate me shkrim të qendrës, 17 palestinezë kanë rënë dëshmorë gjatë demonstratave që zhvillohen nën moton “Marshi i Kthimit të Madh”, kurse dy të tjerë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të okupuar.

Ndërkaq, 1.600 palestinezë të tjerë janë plagosur nga ndërhyrjet e trupave izraelite me gaz lotsjellës dhe plumba të vërtetë dhe të gomës në protestat në Bregun Perëndimor dhe në Gaza.

Po ashtu, sipas deklaratës, ushtarët izraelitë gjatë këtij muaji kanë arrestuar afërsisht 400 palestinezë.

Duke theksuar se Izraeli i vazhdon shkeljet ndaj palestinezëve, qendra rikujtoi se 28 kufoma të palestinezëve nuk u janë dorëzuar familjeve të tyre.

Që nga 30 marsi, palestinezët rregullisht organizojnë protesta paqësore në kufirin e Rripit të bllokuar të Gazës me Izraelin nën moton “Marshi i Kthimit të Madh”, me rastin e Ditës së Tokës, 42-vjetorit të pushtimit të një pjese të madhe të territoreve palestineze nga ana e Izraelit më 30 mars të vitit 1976.

Gjatë protestave, Izraeli ka hapur zjarr me plumba të vërtetë ndaj popullatës e cila kërkon “heqjen e bllokadës ilegale që është vendosur në Gaza nga viti 2006 dhe kthimin e kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar”.

Nga 30 marsi, forcat izraelite kanë martirizuar mbi 160 persona, përfshirë tre punonjës shëndetësorë dhe dy gazetarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit