Duke theksuar se vetëm sot në Mesxhid-i Aksa kanë hyrë 517 kolonë, Hatib tha se “Hebrenjtë fanatikë, të shoqëruar nga forcat izraelite, si asnjëherë më parë kanë realizuar bastisje në Mesxhid-i Aksa”
JERUSALEM (AA) – Gjatë javës së fundit në Jerusalem 595 fanatikët hebrej kanë realizuar bastisje në Mesxhid-i Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i zyrës së Fondacioneve Islamike në Jerusalem, Şeyh Azzam el-Hatib, në një deklaratë për gazetarin e AA-së, tha se me ardhjen e festave të hebrejve janë rritur shkeljet ndaj Mesxhid-i Aksa-s, duke theksuar se javën e kaluar 595 kolonë hebrej kanë realizuar bastisje në Aksa.
Duke theksuar se vetëm sot në Mesxhid-i Aksa kanë hyrë 517 kolonë, Hatib tha se “Hebrenjtë fanatikë, të shoqëruar nga forcat izraelite, si asnjëherë më parë kanë realizuar bastisje në Mesxhid-i Aksa. Kjo është një ndërmarrje për shtypjen e shenjtorëve dhe ndryshimin e prezencës historike në Mesxhid-i Aksa”.
Qeveria izraelite duke filluar nga viti 2003, ardhësit hebrenj po i merr në oborrin e Aksa-s nën mbrojtjen e policisë dhe kohë pas kohe po vendos kufirin e moshës për hyrjet e muslimanëve. Politikanë dhe organizata të shumta radikale izraelite, po bëjnë thirrje që Harem-i Sherif-i, ku besojnë se aty ndodhet një tempull hebrej i cili është rrënuar dy herë, të hapet për adhurim edhe për ata.
Kurse Qeveria izraelite, nuk po lejon që hebrenjtë të cilët lejohen të hynë në oborrin e Aksa-s t’i kryejnë adhurimet e tyre.