-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Izraeli të ndiqet penalisht për kolonitë ilegale”

Më të lexuarat

Pas vendimit të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) i cili të premten miratoi rezolutën kundër ndërtimit të kolonive hebreje në tokat palestineze, disa organizata palestineze propozuan të hënën që çështja e ndërtimit të tyre të shqyrtohet në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP), raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar të organizatave palestineze, ndër të cilat Hamasi dhe Fatahu, thuhet se është e nevojshme që çështja të trajtohet në nivel ndërkombëtar me qëllim që Izraeli të detyrohet të zbatojë rezolutën e KS të OKB-së.

Apeli i tyre për shqyrtim në GJNP-së ka të bëjë me siç thanë se “ndërtimi i kolonive paraqet krim lufte kundër popullit palestinez, për çka Izraeli duhet të ndiqet penalisht”.

Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të hënën se Izraeli reagon ashpër ndaj rezolutës kundër vendbanimeve hebreje e cila u miratua të premten në KS të OKB-së./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit