17.7 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Vetëvrasje e tentim vetëvrasje në Lipjan dhe Skenderaj

Më të lexuarat

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se një burrë ka bërë vetëvrasje në Lipjan, ndërsa dyshohet se ka pirë preparate kimike, transmeton Koha.net.

“Më 26 dhjetor në Spitalin Amerikan ka ndërruar jete viktima, burrë shqiptar, i cili dyshohet se kishte pire preparate kimike me qëllim të vetëvritej”, thotë PK.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Ndërkaq, një burrë ka tentuar të vetëvritet dje në Skenderaj, bën të ditur Policia e Kosovës.

PK thotë se dje në orët e mbrëmjes ai është hedhur nga kati i dytë i shtëpisë së tij, për shkaqe të panjohura, transmeton Koha.net.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit