18.6 C
Pristina
Thursday, June 27, 2024

Izraeli sulmon sërish tendat, vriten 25 persona dhe plagosen 50 të tjerë

Më të lexuarat

Ushtria izraelite ka udhëzuar personat e zhvendosur palestinezë që të mblidhen në brezin bregdetar Al-Mawasi, duke pretenduar se është një “zonë e sigurt”, por e njëjta u bombardua nga tanket izraelite

Të paktën 25 palestinezë u vranë dhe 50 të tjerë u plagosën kur forcat izraelite bombarduan tendat ku strehohen njerëz të zhvendosur në zonën Al-Mawasi në perëndim të qytetit Rafah, në jug të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se numri i të vdekurve nga sulmi izraelit në tendat në zonën Al-Mawasi u rrit në 25, me 50 të tjerë të plagosur.

Më herët, burime mjekësore i thanë Anadolu-s se ekipet e shpëtimit gjetën trupat e 18 viktimave dhe ofruan trajtime për 35 persona të plagosur pasi tanket izraelite shënjestruan kampin e personave të zhvendosur.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze konfirmoi sulmin në një deklaratë, duke vënë në dukje se ekipet e saj mjekësore “po trajtojnë një numër të madh viktimash pas bombardimeve izraelite në zonë”.

Dy tanke izraelite të pozicionuara në një kodër përballë zonës Shakoush në perëndim të Rafahut qëlluan me predha artilerie në një grumbullim të njerëzve të zhvendosur pranë portës së spitalit fushor të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, duke rezultuar në viktima të shumta, thanë dëshmitarët për Anadolu.

Ambulancat shkuan në vendngjarje për të transportuar të vdekurit dhe të plagosurit në spitalet fushore dhe operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar, shtuan dëshmitarët.

Granatimet bënë që tendat të marrin flakë, duke përhapur frikë dhe panik tek të zhvendosurit. Siç përshkruajnë dëshmitarët, shumë nga tendat u zhvendosën në veri drejt Khan Younis.

Ushtria izraelite ka udhëzuar personat e zhvendosur palestinezë që të mblidhen në brezin bregdetar Al-Mawasi, duke pretenduar se është një “zonë e sigurt”.

Kjo zonë shtrihet 12 kilometra përgjatë bregut të Mesdheut dhe një kilometër në brendësi.

Rajoni i Al-Mawasi ka mungesë të infrastrukturës rezidenciale, pa sisteme të ujërave të zeza, linja elektrike ose rrjete komunikimi. Pjesa më e madhe e tokës është e ndarë në serra bujqësore ose hapësira ranore.

Njerëzit e zhvendosur që jetojnë në zonë përballen me kushte të rënda, me mungesa të rënda të burimeve bazë si uji, kanalizimet, kujdesi mjekësor dhe ushqimi.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit