3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Izraeli shkatërron xhaminë në një fshat palestinez

Më të lexuarat

Deputeti arab në parlamentin izraelit, Jusuf al-Atavine: “Tingulli i ezanit do të jetë më i fortë se zhurma e shkatërrimit dhe e makinerive të tyre. Ne do të mbetemi të vendosur në tokat që kemi”.

Deputeti arab në parlamentin izraelit, Jusuf al-Atavine: “Tingulli i ezanit do të jetë më i fortë se zhurma e shkatërrimit dhe e makinerive të tyre. Ne do të mbetemi të vendosur në tokat që kemi”.

Ushtria izraelite shkatërroi xhaminë e fshatit beduin Umm al-Hiyran, ku u lëshua një urdhër evakuimi dhe rrënimi për të ndërtuar një vendbanim për izraelitët në rajonin Negev në jug të vendit. Fotot dhe pamjet e regjistruara në zonë tregojnë se ushtria izraelite shkatërroi xhaminë pas bastisjes së fshatit.

Jusuf al-Atavine, një deputet nga Lista Arabe për Ndryshim në Parlamentin izraelit, në një deklaratë tha: “(Ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar) Bandat e Ben-Gvir shkatërruan xhaminë Umm al-Hiran pasi shkatërruan shtëpitë e të gjithë banorëve të fshatit dhe i deportuan ata”.

“Zëri i ezanit do të jetë më i fortë se zhurma e shkatërrimit dhe e makinerive të tyre. Ne do të mbetemi të vendosur në tokat që zotërojmë. Për sa kohë që ka ullinj dhe trumzë, ne do të jemi këtu”, tha Al-Atavine.

Duke thënë se Izraeli shkatërroi në mënyrë arbitrare fshatin Umm al-Hiyran dhe i detyroi banorët e tij të zhvendosen, Atavine theksoi se para shkatërrimit nga ushtria izraelite, në fshat kishte mbetur vetëm xhamia.

“Ata insistuan në prishjen e fshatit sepse ministri izraelit i Diasporës Amichai Chikli dhe Ben-Gvir e shohin shkatërrimin si burim krenarie. Ne e shohim këtë si një pamje të zymtë, të errët që tregon fytyrën e vërtetë, raciste, fashiste të qeverisë izraelite, e cila i sheh qytetarët arabë si armiq dhe pushtues”, tha ai.

Duke nënvizuar se palestinezët do të mbeten të vendosur në atdheun e tyre pavarësisht shkatërrimit, shtypjes dhe padrejtësisë së Izraelit, Al-Atavine tha: “Nuk ka atdhe tjetër ku mund të qëndrojmë, përveçse këtu”.

Autoritetet izraelite u dhanë banorëve të fshatit, i cili nuk njihet zyrtarisht, një afat deri më 24 nëntor.

Në lajmin e televizionit shtetëror izraelit thuhet se në vendin e fshatit të uzurpuar palestinez do të ndërtohet një vendbanim i quajtur Durur, ku do të jetojnë 2.400 familje izraelite.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit