4.8 C
Pristina
Friday, December 6, 2024

Serbia nga e premtja do të ndajë 5 mijë dinarë në muaj për fëmijët serbë në Kosovë

Më të lexuarat

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar se në kuadër të masave të Qeverisë së Serbisë, nga nesër fillon pagesa e ushqimit për fëmijët serbë në Kosovë.

Petkoviq shtoi se 17.559 fëmijë serbë në Kosovë, do të marrin këto para dhe është zotuar se Serbia i ka këto para, transmeton Telegrafi.

“Do të përfshihen fëmijët në institucionet parashkollore dhe nxënësit në shkollat ​​fillore dhe të mesme. Nga nesër do të ketë para në llogaritë e prindërve për çdo fëmijë që është në kopsht apo në shkollat ​​fillore dhe të mesme. Shuma në fjalë është 5000 dinarë për fëmijë. Çdo muaj pasardhës, pagesa do të bëhet deri në datën nga 1 deri më 5 të muajit. Më së shumti do të përfitojnë personat më të cenueshëm social. Idenë për këtë masë e ka sjellë presidenti Aleksandar Vuçiq. Ka edhe një seri masash të ndryshme për të cilat do të diskutojmë kur të vijë koha, që do të jetë shumë shpejt”, tha Petkoviq.

Fjala është për 5 mijë dinarë të premtuara për çdo fëmijë serbë, që i bie afro 43 euro që Petkoviq është zotuar se Serbia do t’i ndajë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit