4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Izraeli rrënon fshatin beduin për herë të 192-të

Më të lexuarat

“Autoritetet izraelite shkatërruan fshatin Al-Araqib për herë të 192-të”, tha për AA, Aziz al-Touri, anëtar i Komitetit për Mbrojtjen e al-Araqib

Forcat izraelite sot kanë shkatërruar edhe një herë një fshat arab beduinësh në rajonin jugor Negev, raporton Anadolu Agency (AA).

“Autoritetet izraelite shkatërruan fshatin Al-Araqib për herë të 192-të”, tha për AA, Aziz al-Touri, anëtar i Komitetit për Mbrojtjen e Al-Araqib.

Ai deklaroi se forcat e policisë izraelite parandaluan palestinezët të hynin në fshat për të dokumentuar rrënimin.

Shtëpitë në Al-Araqib, të cilat janë të banuara nga 22 familje palestineze, janë ndërtuar prej druri, plastike dhe hekuri.

Al-Touri konfirmoi se banorët synojnë të rindërtojnë banesat e tyre të shkatërruara dhe strukturat e tjera.

Fshati për herë të parë u shkatërrua në vitin 2010. Autoritetet izraelite pohojnë se vendi ku ndodhet bie nën “tokën shtetërore”.

Zochrot, një OJQ me qendër në Tel Aviv, në një raport të fundit theksoi se fshati Al-Araqib u ndërtua për herë të parë gjatë periudhës osmane dhe tokat e tij u blenë nga banorët.

Sipas Zochrot, autoritetet izraelite kërkojnë të marrin kontrollin e tokave dhe të dëbojnë banorët, me dhjetëra fshatra dhe komunitete beduine që përballen me të njëjtin kërcënim në zonën e Negev.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit