23.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Joga, origjina dhe çfarë gjykimi merr praktikimi i saj?

Më të lexuarat

Falenderojmë Allahun për mirësitë e Tij, paqja dhe nderimet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ, familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij.

Së pari: Askush nuk mund ta mohojë se JOGA në origjinë rrjedh nga një religjion pagan Hindu dhe më pas Budist.

JOGA është një emërtim në filozofinë hinduiste që tregon tërësinë e teknikave trupore apo mendore të cilat lejojnë bashkimin e trupitmendjes dhe shpirtit me Zotin siç e quajnë ata  (Paramatman). Kushdo që ndjek ushtrimin e jogës quhet jogi apo jogin (gratë quhen jogini).

Në librin “Joga dhe frymëmarrja” fq 19 thuhet: Në gjuhën Hinduiste të shenjtë JOGA nënkupton lidhjen me Zotin, pra bashkimin e trupitmendjes dhe shpirtit me Zotin.

Cfarë është JOGA? Eshtë lidhje, bashkim mes shpirtit dhe trupit. Ajo përmban ushtrime të ndryshme dhe më i njohuri është ai që njihet me emrin SURIA NAMASKAR që në gjuhën e tyre nënkupton: Përuljen para diellit përmes tetë gjymtyrëve.

Ata thonë: Pëlqehet për atë që praktikon JOGA-n që të jetë i zhveshur nga rrobat, sidomos kraharorin dhe kofshët e këmbët.

Gjithashtu thonë: Duhet të drejtohet nga dielli me trupin e tij në mëngjes dhe në mbrëmje. Pa lënë mënjanë dhe disa fjalë që duhet të thuhen në momentin e kryerjes së ushtrimeve dhe me zë të lartë. Vlen të përmendim se nga lutjet që praktikohen janë dhe emrat e diellit, të cilat duhet t’i përmendë ai që kryen Joga-n.

Disa që praktikojnë ushtrimet e JOGA-s  janë shprehur se ngrihen në orën 3:30 të mëngjesit dhe qëndrojnë në joga dhe thonë lutjet përkatëse të saj, deri në orën 6:20 të mëngjesit. Çdo ditë qëndrojnë afërsisht tri orë në ushtrimet e JOGA-s dhe pretendojnë se sa më shumë të qëndrosh aq më e madhe do të jetë edhe dobia e JOGA-s. “Joga në vështrimin shkencor kritik” fq. 13

Së dyti: Çfarë gjykimi ka Islami për praktikimin e JOGA-s?

E thënë qartë dhe prerë: Nuk i lejohet një Muslimani që të praktikojë JOGA-n në asnjë lloj rrethane, qoftë në aspektin e besimit, ndjekjes (të të tjerëve) apo me pretendimin e dobive që mund të gjenden në të. Këtë e themi nisur nga arsyet që u përmendën pak më lart dhe që aludojnë në këto pika:

  • Fakti që ajo cënon në mënyrë direkte akiden (besimin) e pastër, sepse në atë gjendje njeriu i bën ortak Zotit dhe drejtohet tek dikush tjetër pos Tij. Sepse siç thamë më lart, tek ushtrimet përfshihet dhe përulja para diellit dhe përmendja e emrave të tij (diellit).

Allahu i Lartësuar thotë: “Mua më është urdhëruar që ta adhuroj vetëm Allahun dhe që të mos i shoqëroj Atij asgjë (në adhurim). Vetëm Atij i lutem dhe vetëm tek Ai kthehem”.  [Ra’d: 36].

Me të vërtetë të është shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre që kanë qenë para teje: ‘Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit’”. [Zumer: 65].

  • Është përngjasim me idhujtarët dhe paganët, ndërkohë i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush mundohet t’i përngjasojë një populli, ai konsiderohet prej tyre.” [E përcjell Ebu Daudi dhe Taberaniu nga Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij).
  • Ushtrimet e JOGA-s i dëmtojnë shumicën e njerëzve dhe e çojnë në përfundime dhe rreziqe shëndetin e tyre. Disa mënyra që përdoren në Joga, janë vetëm ulje (qëndrime) të pakuptimta, apati dhe shastisje. Edhe kjo dëmton gjendjen shpirtërore dhe trupore, ndërkohë që Profeti ﷺ ka thënë: “Nuk është e lejuar që njeriu të dëmtojë veten apo të dëmtojë të tjerët.” [E përcjell Ahmedi dhe ibn Maxheh, nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij).
  • Janë ushtrime që vetëm i humbin kohën njeriut dhe nuk i sjellin veçse lëndim dhe shkatërrim në këtë botë, si dhe mjerim dhe dëshpërim në botën tjetër. I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk kanë për të lëvizur nga vendi këmbët e birit të Ademit (ditën e gjykimit) derisa të pyetet për katër gjëra: “Për jetën, se ku e ka çuar.” [Tirmidhiu].
  • Joga është propogandë e turpshme për të ngjasuar me kafshët dhe për të nënçmuar krijesën njerëzore. Aty përdoret lakuriqësia, mbështetja në katër gjymtyrë (si kafshët) në shumicën e ushtrimeve që quhen SURIA NAMASKAR.
  • Shumë nga ata që përdorin ushtrimet e Joga-s – sidomos format e përsiatjes (meditimit) – kanë rënë pre e lëndëve narkotike dhe janë bërë të varur pas këtyre lëndëve.
  • Joga është e ndërtuar mbi gënjeshtra dhe mashtrime dhe ata që e reklamojnë përdorin lloj-lloj mënyrash për t’i mashtruar njerëzit, duke kthyer përmbys realitetet dhe faktet. Këtë e bëjnë për të mashtruar njerëzit e painformuar dhe sidomos ata që kanë besim të dobët.
  • Shumë prej atyre që ua mësojnë të tjerëve JOGA-n, apo disa organizata të panjohura e të devijuara, u shfaqen disa gjëra që ata i quajnë mrekulli, me qëllim që t’i mashtrojnë njerëzit. Por realisht ata përdorin shejtanët dhe xhindët, siç ndodh edhe tek magjistarët dhe fallxhorët. Kjo është e ndaluar rreptësisht në fenë tonë.
  • Shumica e këshillave që japin maestrot e Joga-s janë këshilla të dëmshme që e lëndojnë njeriun. Këtu mund të përmendim:

a- Lakuriqësia: E cila shkaton probleme, dëme dhe sëmundje trupore, mendore dhe shoqërore.

b- Ekspozimin e trupit ndaj diellit dhe dëmet e këtij ekspozimi janë të dukshme, sidomos kur trupi ekspozohet gjatë në diell.

c- Përqëndrimi i shikimit tek sfera diellore dhe dëmet e këtij veprimi (për syrin) dihen.

d- Nxitja e përdorimit dhe konsumimit bimor, gjë për të cilën nuk ka asnjë argument të zbritur nga Zoti i Lartësuar. [Për më tepër shih “Joga në vështrimin shkencor kritik” fq. 84-86].

Bazuar në këto fakte që përmendëm dhe të tjera, dalim në përfundimin se ushtrimet e JOGA-s janë të ndaluara me të gjitha mënyrat dhe format e saj.

Allahu e di më së miri.

Përmbledhi: Fatjon Isufi.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit