-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Izraeli refuzon vizitën e kryediplomatit norvegjez pasi e njohën Palestinën

Më të lexuarat

Norvegjia, së bashku me Irlandën dhe Spanjën, e njohën zyrtarisht Palestinën si shtet më 28 maj.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, hodhi poshtë kërkesën e homologut të tij norvegjez Espen Barth Eide për të vizituar Izraelin, në shenjë proteste kundër njohjes së shtetit të Palestinës nga Norvegjia.

Katz hodhi poshtë kërkesën e kryediplomatit norvegjez për të vizituar Izraelin lidhur me “njohjen e Oslos të një shteti palestinez, refuzimin për të njohur Hamasin si një organizatë terroriste dhe mbështetjen për çështjen e Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Hagë”, njoftoi “The Times of Israel”.

Sipas raportimit, ministri norvegjez Eide iu afrua Katz-it gjatë samitit të NATO-s të javës së kaluar të mbajtur në Uashington, duke thënë: “Ne kemi shumë për të diskutuar”.

Sipas faqes izraelite, ministri i Jashtëm norvegjez nuk mund të vizitojë as Autoritetin Palestinez pa miratimin e Izraelit.

Norvegjia, së bashku me Irlandën dhe Spanjën, e njohën zyrtarisht Palestinën si shtet më 28 maj.

“Për më shumë se 30 vjet, Norvegjia ka qenë një nga avokatët më të fortë për një shtet palestinez”, tha ministri i Jashtëm Espen Eide.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit