3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Izraeli po humb mbështetjen e opinionit global mes sulmeve të tij të pamëshirshme në Gaza

Më të lexuarat

Sapo filluan të shfaqen pamjet e para të shkatërrimit dhe masakrës nga Rripi i Gazës, vëmendja e publikut ndërkombëtar u përqendrua më shumë tek palestinezët

Derisa pamjet e rënda të tragjedisë në Rripin e Gazës vazhdojnë të përhapen në media dita-ditës, Izraeli duket se po humbet “luftën” e saj për të fituar mbështetjen e opinionit ndërkombëtar mes sulmeve të egra kundër rajonit të bllokuar në mënyrë të paligjshme, shkruan Anadolu.

Izraeli i kushton rëndësi të madhe mbështetjes ndërkombëtare për vazhdimin e sulmeve, të cilat kanë hyrë në muajin e dytë dhe sipas parashikimeve, konflikti do të vazhdojnë për një kohë më të gjatë për shkak të paaftësisë së ushtrisë së tij për të arritur objektivat që ka vendosur.

Me fillimin e përleshjeve më 7 tetor, Izraeli përdori pamjet e bëra ditën e parë nga qytetet izraelite që rrethonin Rripin e Gazës në propagandën e tij për publikun ndërkombëtar dhe mori mbështetjen e Perëndimit, veçanërisht të SHBA-së.

Megjithatë, ndërsa imazhet e shkatërrimit dhe masakrës filluan të shfaqen nga Rripi i Gazës, vëmendja e publikut ndërkombëtar u përqendrua më shumë te palestinezët. Në këtë kontekst, nëpër qytetet e Amerikës, Evropës dhe Lindjes së Mesme filluan të mbushen rrugët me demonstrata në solidaritet me palestinezët.

Përveç vendeve afrikane si Republika e Afrikës së Jugut, Tunizia dhe Jemeni, mijëra njerëz u dyndën në rrugë në Paris, Gjenevë dhe Londër, pavarësisht motit të ftohtë, duke kërkuar nga Izraeli të ndalonte agresionin kundër Gazës. Gjithashtu edhe hebrenjtë izraelitë mbajtën demonstrata në mbarë botën, përfshirë Tel Avivin, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të sulmeve të Izraelit dhe arritjen e një armëpushimi.

– Ndikimi i Palestinës në mediat globale

“Një muaj më vonë, ne jemi përballur me një realitet të ri. Imazhet që bien në sy në mediat ndërkombëtare nuk janë imazhet e masakrës në vendbanimet hebraike, por imazhet e vdekjes dhe shkatërrimit në Gaza”, tha televizioni izraelit “Channel 12” në një raport, duke shtuar se narrativa e “vetëmbrojtjes” e Izraelit nuk arriti të përmbushte detyrën e saj në sigurimin e hapësirës së mjaftueshme për aktivitetet e ushtrisë dhe theksohej se rrëfimet dhe fotografitë palestineze ndikuan në opinionin publik global.

Përveç transmetimit të skenave të vdekjes dhe shkatërrimit në Gaza, Kombet e Bashkuara (OKB) dhe organizatat ndërkombëtare po bëjnë thirrje për armëpushim, duke reaguar ndaj bllokimit të furnizimeve mjekësore, ushqimit, karburantit dhe energjisë elektrike për të hyrë në Rripin e Gazës.

Izraeli nuk është i kënaqur me qëndrimet e këtyre organizatave, të cilat kanë reputacion të lartë në shkallë globale. Në lajmet e “Channel 12”, u theksua se Izraeli deri më tani nuk ka mundur të krijojë hapësirën e lëvizjes që dëshironte dhe kjo mund të krijojë vështirësi në arritjen e objektivave që ka vendosur.

Lajmi theksonte se nëse Izraeli nxiton për të arritur qëllimet e tij, mundësia e gabimeve do të rritet. Izraeli hyri në këtë luftë pa asnjë plan për të ardhmen.

– Humbja e Izraelit në opinionin publik ndërkombëtar

Ish-kryeministri izraelit Naftali Bennett është shfaqur në mënyrë aktive në kanalet televizive lokale që nga 4 nëntori për të siguruar mbështetjen për vazhdimin e luftës. Në deklaratën e tij në X, Bennett shkroi se situata e tyre ndërkombëtare nuk ishte e mirë dhe se do të nisej për një turne mediatike politike në New York dhe Washington.

Gjatë kësaj vizite, Bennett deklaroi se synon “të ndihmojë në forcimin e pozitës së qeverisë izraelite në sytë e opinionit, Kongresit Amerikan dhe administratës në mënyrë që t’u japë komandantëve të ushtrisë liri të plotë veprimi për të eliminuar Hamasin”.

Duke vënë në dukje se opinioni publik ndërkombëtar nuk është më në interesin e Izraelit, Bennett shtoi se mbështetja pro-palestineze është 15 herë më e lartë se mbështetja pro-izraelite në platformën e mediave sociale me bazë në Kinë, TikTok.

Përveç zëdhënësve zyrtarë, ushtria izraelite caktoi gjithashtu shumë zyrtarë ushtarakë që të flisnin në mediat e huaja për të mbrojtur sulmet e tyre. Për më tepër, vlen të përmendet se dhjetëra gazetarë izraelitë u mobilizuan për të përhapur “narrativën izraelite” përmes platformave të mediave sociale.

– Demonstratat e hebrenjve kundër luftës

Pasi grupet hebraike në SHBA luajtën rol të rëndësishëm në demonstratat kundër sulmeve në Gaza që u mbajtën në New York, Washington, San Francisko dhe shtete të tjera, hebrenjtë në mbarë botën morën pjesë në demonstratat në mbështetje të armëpushimit në Gaza dhe përfundimit të luftës, duke tronditur opinionin izraelit, përfshirë edhe gazetarët.

“Kush janë hebrenjtë që ia kthyen shpinën Izraelit? Ishte titulli i artikullit të autorit izraelit Attila Somfalvi në gazetën “Yediot Ahronot”. Në artikullin e tij, Somfalvi argumentoi se “më drithëruese midis tyre janë hebrenjtë që marrin pjesë në një fushatë shpifjeje kundër kombit të tyre, i cili sulmohet pa mëshirë nga përbindëshat njerëzorë”.

Duke potencuar se një numër alarmant hebrenjsh morën pjesë në fushatën që kundërshtonte sulmet në Gaza, Somfalvi tha: “Injoranca e skajshme historike e shfaqur është pikëlluese, duke na detyruar neve, hebrenjtë, të mendojmë rreth mënyrës se pse dhe për çka ky realitet i mjerueshëm”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit