6.7 C
Pristina
Tuesday, October 15, 2024

Para arritjes në Kosovë, Stoltenberg: Jemi të shqetësuar nga retorika e ndarjes dhe ndikimi rus

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur i shqetësuar për ndikimin rus në rajon dhe retorikën e ndarjes.

Këto komente Stoltenberg i bëri gjatë vizitës së tij në Sarajevë, ku u prit nga kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto.

“Diskutuam për situatën e sigurisë në rajon. Jemi të shqetësuar nga retorika e ndarjes dhe nga ndikimi i jashtëm, veçanërisht nga Rusia. Në vend të kërcënimeve për të rrezikuar stabilitetin dhe për të minuar reformat, të gjithë liderët duhet të punojnë për unitet dhe përparim. Ne jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit në këtë rajon. Ju e dini se jemi të angazhuar për vite me radhë sepse shteti juaj ka rëndësi për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Prandaj po thellojmë bashkëpunimin tonë, dialogun politik dhe bashkëpunimin praktik”, tha Stoltenberg.

Ai shtoi se aleatët “e mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës”.

“NATO vazhdon të ofrojë mbështetje për BiH-në në rrugën e saj euroatlantike. Çdo shtet ka mundësi të zgjedhë marrëveshjet e veta pa ndërhyrje nga jashtë. Dua të lavdëroj BiH-në në rrugën e saj drejt BE-së”, tha ai.

Pas vizitës në Bosnjë, sekretari i NATO-s do të arrij pasdite në Prishtinë ku do të zhvillojë takime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimit me presideten Osmani, të dy do të mbajnë konferencë për media. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit