-2 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Izraeli paralajmëron qytetarët e tij që udhëtojnë drejt Shqipërisë

Më të lexuarat

Zëdhënësi i qeverisë, ka deklaruar se Komiteti i Luftës Antiterror ka paralajmëruar qytetarët për udhëtimin e tyre në Shqipëri gjatë ndeshjes

JERUSALEM (AA) – Izraeli i ka bërë thirrje qytetarëve të tij që të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre të mundshëm në Shqipëri gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael e cila do të luhet më 12 nëntor në kuadër të eliminatorëve të Botërorit “Rusi 2018”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, zëdhënësi i qeverisë, Ofir Gendelman, ka thënë se Komiteti i Luftës Antiterror ka paralajmëruar qytetarët për udhëtimin e tyre në Shqipëri gjatë ndeshjes.

Në deklaratë thuhet se disa persona si të dyshuar për lidhje me DEASH-in, janë arrestuar pasi kishin planifikuar një aktivitet terrorist gjatë kësaj ndeshjeje. Në deklaratë thuhet gjithashtu se rreziku ende vazhdon.

Vendi ku do të luhej ndeshja e grupit G për eliminatorët e Kupës së Botës “Rusi 2018” Shqipëri-Izrael, u ndryshua për arsye sigurie.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), në një deklaratë për shtyp dje deklaroi se ndeshja në fjalë nuk do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” ashtu sikurse ishte planifikuar, por në stadiumin “Elbasan Arena”.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit