0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Izraeli ndërmerr sulme ajrore në Rripin e Gazës

Më të lexuarat

Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore kundër caqeve në Rripin e Gazës, për të parën herë, prej se ishte ndërmjetësuar një armëpushim, në nëntor të vitit 2012.

 Hamasi, që e administron Gazën, ka njoftuar sot se aeroplanët luftarakë të Izraelit e kanë sulmuar Gazën Veriore dhe se nuk ka pasur viktima.

Siç raporton “Evropa e Lirë”, ushtria e Izraelit më vonë e ka konfirmuar këtë njoftim, duke thënë se sulmet ajrore i kishin marrë në shënjestër “dy vende të zgjeruara të terrorit”, në pjesën veriore të Gazës.

Sot më herët gjatë ditës, Izraeli tha se kinse tri raketa ishin lansuar nga territori palestinez. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme, nga të cilat nuk ka pasur viktima. /rel/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit