Asad: Amnisti për ata që i lënë të lirë të rrëmbyerit

0
38

Kryetari i Shtetit të Sirisë Beshar Esad, ka shpallur amnisti për ata që rrëmbejnë njerëzit në vendin e tij.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Sirisë SANA, ata që i lënë viktimat të lirë brenda 15 ditësh ose ua dorëzojnë ato autoriteteve kompetente, do të kenë mundësinë të përfitojnë plotësisht nga amnistia kurse ata që nuk i dorëzojnë të rrëmbyerit do të dënohen me burgim të përjetshëm.

Për ata që i vrasin personat që kanë rrëmbyer ose që i torturojnë ata do të dënohen me vdekje.

Në tekstin e dekretit shkruhej: “Kushdo që rrëmben një njeri me arsye politike, ekonomike ose sektare, do të dënohet me burgim të përjetshëm dhe me punë të rëndë”.

Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, në Siri, në dhunën që ka më shumë se dy vjet që vazhdon kanë humbur jetën më shumë se 70 mijë persona dhe u rrëmbyen me mijëra të tjerë./trt/kohaislame