19.7 C
Pristina
Wednesday, June 26, 2024

Izraeli formon njësit special për Al-Aksan

Më të lexuarat

Ministri izraelit tha se njësiti special policor në kompleksin Al-Aksa do të pajiset me teknologjinë avancuese për të grumbulluar informacione të inteligjencës dhe të mbrojë vizitorët e Tokës së Shenjtë

JERUSALEM (AA) – Ministri izraelit i Sigurisë Publike, Gilard Erdan, paralajmëroi se në kuadër të forcave izraelite të sigurisë do të formohet njësiti i ri special përgjegjës për kompleksin Al-Aksa në Jerusalem, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdan për gazetën “The Jerusalem Post“ tha se njësiti special policor në kompleksin Al-Aksa do të pajiset me teknologjinë avancuese për të grumbulluar informacione të inteligjencës dhe të mbrojë vizitorët e Tokës së Shenjtë.

“Njësitin do ta përbëjnë rreth 200 policë, prej të cilëve gjysma do të jenë rekrutë të rinj të cilët do të pranohen vitin e ardhshëm”, tha Erdan.

Ministri dikasterial izraelit po ashtu tha se arsyeja për formimin e policisë speciale për Al-Aksan janë incidentet në kompleksin që ndodhën në muajin qershor të këtij viti, ku mbetën të vrarë dy policë izraelitë. Gjatë trazirave u vranë të paktë edhe tre palestinezë.

Pas këtyre trazirave, forcat izraelite të sigurisë vendosën detektorë special të metalit në hyrjet e Al-Aksas, që shkaktoi protesta masive dy javore të palestinezëve, ndërsa në fund forcat izraelite i hoqën detektorët kontestues.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit