-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Izraeli bombardon spitalin e fëmijëve në Gaza

Më të lexuarat

Sipas lajmit të televizionit Al-Aqsa, avionët luftarakë izraelitë vendosën në objektiv të drejtpërdrejtë spitalin e fëmijëve Al-Rantisi

Avionët luftarakë izraelitë vendosën në objektiv të “drejtpërdrejtë” spitalin e specializuar të fëmijëve Al-Rantisi në Rripin e bllokuar të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të televizionit Al-Aqsa, avionët luftarakë izraelitë vendosën në objektiv të drejtpërdrejtë spitalin e fëmijëve Al-Rantisi.

Edhe në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza theksohet se zjarre të mëdha shpërthyen në bodrumin dhe disa objekte të spitalit si pasojë e shënjestrimit të drejtpërdrejtë nga Izraeli.

Në deklaratë nuk u dhanë informacione lidhur me të vdekurit ose të plagosurit.

Izraeli vendosi në objektiv spitalin Al-Shifa

Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, Ashraf Al-Qudra në një deklaratë bëri të ditur se ushtria izraelite vendosi në objektiv oborrin e spitalit Al-Shifa, objekti më i madh shëndetësor në Gaza, në të cilin ndodhen mijëra të plagosur dhe civilë.

Al-Qudra vuri në dukje se në sulm u plagosën 4 persona 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë dhe njoftoi se vendosja në objektiv e spitalit që strehon mijëra persona është një hap i rrezikshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit