Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka ndaluar lëshimin e çfarëdolloj komenti në emër të qeverisë lidhur me referendumin e jashtëligjshëm, mbajtur një ditë më parë në administratën rajonale kurde të Irakut (KRG)…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka ndaluar lëshimin e çfarëdolloj komenti në emër të qeverisë lidhur me referendumin e jashtëligjshëm, mbajtur një ditë më parë në administratën rajonale kurde të Irakut (KRG).
Duke qenë i vetmi shtet mbështetës i pavarësisë së KRG-së, Izraeli ka filluar të tërhiqet që tani nën efektin edhe të kritikave të ashpra të Turqisë.
“Bibi (Netanjahu) na kërkoi që të mos prononcohemi”, deklaroi të hënën për agjencinë britanike të lajmeve “Reuters” një ministër izraelit, të cilit iu kërkua opinioni i tij mbi referendumin antikushtetues në veri të Irakut.
Ky urdhër i shefit të Tel-Avivit zyrtar u konfirmua gjithashtu nga një tjetër autoritet izraelit, që tha se bëhej fjalë për një çështje “shumë delikate”.
Netanyahu ishte shprehur më parë se “Izraeli mbështet përpjekjet legjitime të popullit kurd për të themeluar shtetin e tij”.
Deklarata e lartpërmendur, lëshuar nga kryeministri izraelit më datë 13 shtator, kishte shkaktuar një reagim të fuqishëm të Turqisë.
Gjatë një fjalimi të hënën në Stamboll, Presidenti Recep Tayyip Erdogan theksoi ky qëndrim i Netanyahut në lidhje me referendumin ilegal të KRG-së do të ketë efekt mbi marrëdhëniet (e Turqisë) me Izraelin.