9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Vatikan – Papa Francesku akuzohet për përhapje të mendimeve heretike

Më të lexuarat

Plot 62 dijetarë konservatorë katolikë, opozitarë të përpjekjeve të Vatikanit për reforma, kanë akuzuar Papa Franceskun se po behet përhapës i herezive…

Plot 62 dijetarë konservatorë katolikë, opozitarë të përpjekjeve të Vatikanit për reforma, kanë akuzuar Papa Franceskun se po behet përhapës i herezive.

Kjo është vlerësuar si një tentativë e guximshme, por me të gjitha gjasat e kotë për të goditur kreun argjentinas të Kishës Katolike dhe papatin e tij reformues.

Letra e ngarkuar në aspektin teologjik i është dorëzuar Atit të Shenjtë më datë 11 gusht me 40 nënshkrime dhe që prej atëherë është firmosur po ashtu nga 22 persona të tjerë, për t’u bërë publike këtë fundjavë në 6 gjuhë.

Në deklaratën për shtyp të lëshuar më vonë, organizatorët pretendojnë se flasin “në emër të një numri të madh” klerikësh, të cilëve u “mungon e drejta e fjalës”.

Letra me 25 faqe nuk e akuzon vetë Papën si heretik, por për mbështetjen e pozicioneve heretike mbi martesën, moralin dhe Eukaristinë.

“Vetë ligjet e Kishës e kërkojnë që personat kompetentë të mos heshtin kur pastorët e çorientojnë grigjën e besimtarëve”, thuhet më tej.

Në mënyrë specifike, ankesat ndaj Papa Franceskut i referohen promovimit të 7 herezive, sidomos hapjes së tij për të lejuar që katolikët e shkurorëzuar e të martuar përsëri të marrin kungim, duke e akuzuar atë se po i afrohet modernizimit dhe mendimeve separatiste të themeluesit të protestantizmit, Martin Luther.

“Skandale që kanë të bëjnë me besimin dhe moralin kanë pllakosur Kishën dhe të gjithë botën”, shkruajnë firmëtarët, që e quajnë letrën “një akt që bën epokë” dhe i paprecedent që prej vitit 1333.

Ndërkaq, Sekretaria e Komunikimit të Selisë së Shenjtë ka ndaluar qasjen në faqen e internetit, që publikoi letrën në fjalë, brenda kufijve të Vatikanit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit