0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Izmir – Shpëtohen 70 azilkërkues të prapësuar në ujërat turke

Më të lexuarat



Në nënprefekturat Dikili, Foça dhe Çeşme të Izmirit janë shpëtuar 70 azilkërkues të shtyrë prapa në ujërat territoriale turke nga Roja Bregdetare e Greqisë.
Ekipe të Komandës së Rojës Bregdetare pasi morën thirrjen për ndihmë të një grupi emigrantësh që kishin mbetur të bllokuar në një gomone afër brigjeve të qytezës Dikili shkuan menjëherë në zonë.

Pastaj 31 azilkërkuesit që ndodheshin në gomone u nxorën në breg dhe pas kryerjes së procedurave të nevojshme iu dorëzuan autoriteteve të Izmirit për migracionin.

Edhe në Foça u shpëtuan 22 azilkërkues të shtyrë prapa në ujërat territoriale turke nga Roja Bregdetare e Greqisë.

Nga ana tjetër, dy refugjatë në një gome të shtyrë në brigjet e Çeşme u nxorën në breg nga Komanda e Rojës Bregdetare.

Ekipet kapën gjithashtu 15 azilkërkues në një gome, përsëri në brigjet e Çeşmes.

Pas kryerjes së procedurave të nevojshme azilkërkuesit iu dorëzuan autoriteteve për migracionin. /trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit