13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim kryetarin e Dijanetit të Turqisë Ali Erbash

Më të lexuarat

Në ditën e dytë të vizitës së Delegacionit të Diyanetit nga Turqia, të kryesuar nga kryetarin e Bashkësisë Islame të Turqisë (Dijanetit), prof. dr. Ali Erbash,ata vizituan selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës ku u pritën nga Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtore. Pasi i dëshiroi mirëseardhje, dhe falënderoi për vizitën dhe është kënaqësi për neve si BIRK që kemi një delegacion kaq të lartë nga Dijanet-i me këto figura të njohura e të dashura për Kosovën.

Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me historikun dhe organizimin e institucionit të BIRK-ut, jetës fetare, sfidat me të cilat po ballafaqohet BIRK-u, e sidomos me pandeminë globale COVID-19. Myftiu falënderoi kryetarin e Dijanetit Erbash për vizitën dhe të gjithë atë që ka bërë Dijanet-i për Kosovën. Kemi një bashkëpunim shumë të mirë me shoqatat turke që veprojnë në Kosovë, zyrtarin për çështje fetare në ambasadën turke Sabri Akin ambasadorin, dhe falënderim të veçantë për qeverinë dhe popullin turk, të cilët vazhdimisht kanë mbështetur Kosovën në situatat më të vështira, e po ashtu vazhdojnë edhe më tej ta ndihmojnë për integrime në mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë. Një falënderim për Dijanetin që po mundëson ndërtimin e xhamisë qendrore në Prishtinë dhe gjithë përkrahjen deri tani në të gjitha etapat.

Nga ana e tij, kryetari i Dijanetit të Turqisë, prof. dr. Ali Erbash, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe solli përshëndetjet nga Presidenti i Turqisë.Ai shprehu kënaqësinë që sot gjendet për vizitë në Kosovë. Ai u impresionua me të arriturat e BIK-ut, jetës fetare dhe kulturore në Kosovës. Nuk kemi ndarje të kufijve shpirtëror edhe pse kemi ndarje gjeografike, të ndihmohemi në devotshmëri e bamirësi e jo në armiqësi e dhunë.

Ai premtoi përkrahjen e shtetit të Turqisë, Dijanet-it për BIK-un dhe për Kosovën do të jemi me ju në realizimin e projekteve të trashëgimisë kulturore-historike dhe të tjera që do të jenë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Në fund në shenjë mirënjohje Myftiu Tërnava i dhuroi kryetarit Erbash një dhuratë në emër të institucionit të BIRK-ut.Më pas myftiu Ternava dhe kryetari ERbash paten nje takimm me mualimet, kurse ne vijim vizituan vendin e caktuar për ndërtimin e Xhamisë Qendrore , u takuan me zyrtarin për çështje fetare në ambasadën turke Sabri Akin dhe do të qëndrojnë në komunën e Mamushës, Gjakovës dhe Pejës ku do të vizitojnë objekte të ndryshme të trashëgimisë kulturore historike.Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava dhe kryetari i Dijanetit të Turqisë, prof. dr. Ali Erbash, vizituan vendin e caktuar për ndërtimin e Xhamisë Qendrore, në lokacionin te posta. Kryetari i Dijanetit, prof. dr. Ali Erbash, tha se ndjehet i lumtur që ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me Kryesinë e BIRK-ut dhe se me emrin e Zotit punët do të ecin mirë dhe mbarë sipas planit të paraparë.

/bislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit