0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“Islamic Relief Kosova“ ndihmoi 300 familje me nga një pako ushqimore

Më të lexuarat

Organizata “Islamic Relief Kosova”, e cila tradicionalisht ndihmon familjet me fëmijë jetim dhe familjet skamnore, edhe këtë radhë, për nder të muajit të Ramazanit, ka filluar shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet skamnore të Mitrovicës. Të enjten u është shpërnda nga një pako me gjëra ushqimore gjithsej 300 familjeve mitrovicase.

Sipas drejtorit të organizatës, Ramadan Berisha, një pako përmban në vete të gjitha gjërat elementare për përgatitjen modeste të një iftarit për një familje.

Vlen të theksohet kjo Organizatë po vazhdon të ndihmoj për çdo muaj fëmijët jetim me nga 40 euro.

Drejtori i Drejtorisë per Integrimeve Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Qazim Nimani, falënderoj drejtuesit e kësaj organizate për përkujdesjen ndaj familjeve skamnore të Mitrovicës, të cilët me ndihma të ndryshme po bëjnë përpjekje maksimale që edhe këtyre ditëve të ramazanit të mbështesin familjet që vërtet kanë nevojë për to .

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit