2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Islami në Sham do të qëndrojë deri në fund të Dynjasë

Më të lexuarat

Allahu i madhëruar do ta ruaj Shamin në përgjithësi, vendin e profetëve të Tij dhe myslimanët do vazhdojnë të jenë prezent në këtë vend deri në kohën e fundit.

Në një prej versioneve të haditheve që përmendin grupin e përkrahur prej ymetit Islam është edhe hadithi:
“Do vazhdojë një grup të qëndrojë sipas urdhërave të Allahut deri në Orën e Fundit. Ata janë banorët e Shamit.”,
E transmeton Buhariu në librin e historisë, El-Feseuij, Taberanij dhe e saktëson shejh Albani.

Qëndrimi i myslimanëve në këtë vend në disa versione të tjera të hadithit është përmendur me disa ngjarje shumë të afër me ditën e fundit të Dynjasë si hadithet:
“derisa i fundit prej tyre të luftojë Dexhalin”
“derisa të vijë caktimi i Allahut e të zbresë Isai i biri i Merjemes”

Prandaj Profeti -alejhi selam- thoshte: “Kur të prishen banorët e Shamit, nuk ka më hajër prej jush.”, sepse po u prishën ata ka ardhur fundi i Dynjasë.
Muhadithi i Indisë Abdul-Hakk Ed-Dihleuij -Allahu e mëshiroftë-, në lidhje me këtë hadith, thoshte:
“Hadithi ka për qëllim -dhe Allahu e di më së miri- se banorët e Shamit janë ata të cilët do të mbajnë fenë e Allahut në kohën e fundit. Kur ata të prishen -dhe ajo është koha kur të vijë Kijameti-, nuk do të mbesë më njeri që thotë: La ilahe Il-la Allah, sepse siç ka ardhur në hadith: Kiameti nuk bëhet veçse mbi njerëzit më të këqij. Kështu që fjala e tij: ‘nuk ka më hajër prej jush’, do të thotë: Nuk ka për të mbetur më njeri i hajrit.”

Shkëputur nga libri: Shami dhe Veçoritë e tij në Islam

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit