9.5 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Prof.Dr. Enver Bytyqi, – lëvizjen për braktisjen e fesë e sheh të shtyrë edhe nga Serbia përmes Edi Ramës

Më të lexuarat

Enver Bytyçi

Po lexoj jo pa shqetësim një lëvizje që paska nisur në Deçan për ndryshimin e fesë. Po shkruajnë se janë rreth 70 persona, të cilët në tubim kanë shprehur gatishmërin për të lëshuar fenë e besimin islam dhe për tiu bashkuar besimit e fesë kristiane.
Një sqarim: – Unë nuk shoh asgjë të keqe të ndodhë ky konvertim. Por në këtë rast më lejohet të tërheq vëmendjen në disa aspekte:

1. Konvertimet duhet të jenë të natyrshme. Pa organizime dhe shoqata, pa format e presionit masiv ose mashtrimit masiv. Çdo përpjekje për të themeluar organizata konvertimi mund të shndërrohet në bumerang. Të thellojnë nxitjen e ekstremizmit fetar.

2. Organizatorët thonë se po e beëjnë këtë për shkak të ekstremizmit islam dhe atij ortodoks. Mund të them se kjo është ahistorike dhe e pavërtetë. Kurrë , por ama kurrë, nuk mund të vihet shenja e barazimit midis ekstremizmit islam në Kosovëe e kudo te shqiptarët me ekstremizmin ortodoks serb e më gjerë se serb! Nëse dikush arsyetohet me këtë logjikë, atëherë justifikon propagandën serbe se “Shqiptarët janë ekstremistë dhe terroristë islamikë”! Ndërkohë që terrorizmi ka qenë dhe vazhdon të jetë vepër e ekstremizmit ortodoks!

3. Veçanërisht në kushtet e sotme, kur kemi një përçarje politike të nxitur nga Edi Rama dhe gjithë ata shqiptarë tjerë që e mbështesin atë, është shumë, tepër shumë, të kemi dhe një lëvizje që ka shumë gjasa të përçajë më tej shqiptarët. Momenti i zgjedhur për një lëvizje të tillë është pak të thuhet se është krejt i gabuar!

4. Shqiptarët, sidomos ata në Kosovë, kanë nevojë sot për bashkim në mbrojtje të territorit dhe të shtetësisë. Unë pyes: – A e ndihëmon bashkimin e tyre një lëvizje si kjo? Besoj se jo! Uroj të jetë e kundërta!

5. Si e tillë një lëvizje për konvertimin fetar në Kosovë, e organizuar si kjo që po shohim sot, duket se është pjesë e ndonjë projekti të caktuar. Dua të jem i gabuar, por më le shije shumë të keqe, fakti se kjo lëvizje filloi dy-tri ditë pas takimit Rama-Haradinaj. Dhe duhet ditur se në Deçan asgjë nuk ndodh jo pa dijeninë, por pa nxitjen, mbështetjen dhe rekomandimin e Ramushit!

Mendoj se shqiptarët, pavarësisht besimit fetar, duhet të bashkohen! Uroj që të mos i shtohet konfliktit politik edhe një konflikt tjetër, ai fetar! Shpresoj se organizatorët do të kuptojnë se iniciativa dhe organizime të tilla janë anti-demokratike, si ajo “iniciativa” e vitit 1967 në Shqipëri për prishjen e kishave e të xhamive!

Zot na ruaj nga vetëvetja! Mos na lejo që në përpjekje për të vënë vetulla të na dalin edhe sytë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit