1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Islami, feja me rritjen më të shpejtë në botë

Më të lexuarat

Nëse futuristët e teknologjisë janë për t’u besuar, deri në vitin 2050, robotët do të bëjnë shumë nga punët e përditshme të njeriut, madje dhe do të ngasin makinat tona.

Kurse në bazë të një studim të ri mbi tendencat fetare, shumë nga ato makina të kontrolluara nga robotët do të ndalen dhe do të parkojnë në xhami e kisha.

Po, pavarësisht jo pak parashikimeve se feja do të ketë fatin e dinozaurëve, besimtarët e pothuajse çdo feje të madhe – me përjashtim të budizmit – do të rriten në numër gjatë 40 viteve të ardhshme, sipas një studimi të publikuar pak kohë më parë nga “Pew Research Center”.

Sipas këtij studimi të qendrës amerikane me seli në Uashington, fituesit më të mëdhenj do të jetë islami dhe krishterimi.

Feja me rritjen më të shpejtë dhe më të madhe në botë do të jetë islami, ndërkohë që popullsia myslimane do të shkojë në 2,76 miliardë deri në vitin 2050, nga 1,6 miliardë në vitin 2010, sipas studimit të “Pew Research Center”. Në atë kohë, myslimanët do të përbëjnë gati një të tretën e totalit të parashikuar të popullsisë së botës prej rreth 9 miliardë njerëzish.

Krishterimi pritet të rritet gjithashtu, por jo në normën shpërthyese të islamit. Studimi i “Pew Research Center” parashikon se të krishterët do të rriten nga 2,17 miliardë në 2,92 miliardë, për të formuar pak më shumë se 31% të popullsisë së botës.

Kjo do të thotë se deri në vitin 2050, më shumë se 6 nga 10 njerëz anembanë botës do të jenë të krishterë ose myslimanë. Dhe, ndoshta për herë të parë në histori, islami dhe krishterimi do të kenë një numër afërsisht të barabartë besimtarësh.

Por, nëse shkojmë edhe më larg në të ardhmen, popullsia islame mund të kalojë krishterimin andej nga viti 2100, pavarësisht se krishterimi është rreth 6 shekuj më i hershëm.

“Ka shumë gjasa që myslimanët të kenë kapërcyer në numër të krishterët dikur në të kaluarën, ndoshta gjatë Vdekjes së Zezë që pllakosi dhe gati sa nuk shfarosi Evropën në periudhën mesjetare, por studiuesit nuk janë të sigurt”, thekson “Pew Research Center”.

Qendra studimore në fjalë është një institucion mendimi (think tank) jopartiak në SHBA, që rregullisht prodhon anketa të detajuara të këtij lloji, pa u pozicionuar në politikat publike. Në 6 vite kohë, ky studim ka mbledhur të dhëna nga 234 vende dhe territore për të parashikuar fatin e pesë feve të mëdha (islami, krishterimi, budizmi, hinduizmi dhe hebraizmi), por edhe të besimeve folklorike dhe të ateizmit.

Studimi, për të cilin “Pew Research Center” thotë se është i pari i këtij lloji, i bazon parashikimet e tij tek mosha e popujve, normat pjellori-vdekshmëri, si dhe tek modelet e emigracionit dhe të konvertimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit