1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ekuacionet edukative dhe rezultatet e tyre në formimin e fëmijëve – Bekir Halimi

Më të lexuarat

Fëmijët i kemi amanet në supet tona, edukimi i tyre është përgjegjësia jonë, ne do japim llogari për mos/kujdesin tonë ndaj tyre, duhet ti këshillojmë dhe duhet të merremi me edukimin dhe përmirësimin e tyre, që të bëhen personalitet ashtu siç dëshiron madhëria e Allahut, subhanehu ve teala.

Nuk duhet të mjaftohemi vetëm me sigurimin e ushqimit, veshmbathjes dhe dëfrimeve të tyre, duke lejuar që të na largojnë angazhimet tona të dynjasë nga ndeja dhe kujdesi ynë për ta. Secili që e shpërfill këtë dhunti dhe nuk e jep maksimumin në edukimin dhe korrigjimin e fëmijëve ai do bëhet pishman në këtë botë, kur të rriten këta fëmijë, por edhe në ahiret, kur do jep llogari për këtë amanet.

Allahu i Madhërishëm thotë:

(يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا قُوا أَنفُسَكُمْ وَأَهْلِيكُمْ نَارًا وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ). [ سورة التحريم ، آية : 6]

Kurse Pejgamberi, ﷺ, thotë:

(إِذَا مَاتَ ابنُ آدم انْقَطَعَ عَنْهُ عَمَلُهُ إِلَّا مِنْ ثَلَاثٍ: صَدَقَةٍ جَارِيَةٍ، أو عِلْمٍ يُنْتَفَعُ بِهِ، أَوْ وَلَدٍ صَالِحٍ يَدْعُو لَهُ). رَوَاهُ مُسْلِمٌ.

“KUR VDES NJERIU I NDËRPRITEN VEPRAT E TIJA PËRVEÇ TRI VEPRAVE:

Lëmosha rrjedhëse, dija nga e cila ka dobi dhe fëmija i mirë që lutet për te.

#Muslimi #haditheshqip

Ekuacionet edukative:

1- Kritikë lënduese + dominancë = personalitet i shkatërruar.

2- Krahasim negativ + nënçmim = shembje të personalitetit.

3- Mbrojtje të tepruar + mos dhënie të përgjegjësisë = pasivitet (mbështetet në tjerët)

4- Respekt + lavdërim = vetëbesim i lartë

5- Injorim i sjelljes negative + përqendrim në sjelljet pozitive = korrigjim i sjelljes

6- Angazhoje me përgjegjësi = ndihmoje kur ka nevojë = personalitet burrëror

7- Jepi besim + mbjell vlerën e sinqeritetit = vetëkontroll

E lusim Allahun e Madhërishëm që të përmirësojë sjelljen e fëmijëve tanë dhe fëmijëve të muslimanë dhe ti ruan nga çdo e keqe!

Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit