5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Isik: Turqia do të reagoj pa hezitim për të eliminuar ndonjë kërcënim ndaj saj

Më të lexuarat

“Operacioni Mburoja e Eufratit kishte për qëllim të vetëm spastrimin e kësaj zone nga elementet terroriste”, bëri të ditur Isik.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Isik deklaroi se Turqia do të reagoj pa hezitim për të eliminuar ndonjë kërcënim të mundshëm ndaj sigurisë së saj.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në qytetin Gumushane, Ministri Isik në lidhje me dhënien fund të operacioneve “Mburoja e Eufratit”, të ndërmarra nga Ushtria e Lirë Siriane e përkrahur nga Forcat e Armatosura të Turqisë me qëllim spastrimin e veriut të Sirisë nga elementet e terrorit, tha se gjatë këtyre operacioneve janë spastruar 2 mijë kilometra katrorë nga organizata terroriste DAESH.

Duke e bërë të ditur se në këtë mënyrë është parandaluar edhe kërcënimi ndaj sigurisë së Turqisë nga kjo zonë dhe në të njëjtën kohë iu prish ëndrra PYD-së, fraksionit të organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, për bashkimin e kantoneve.

Isik bëri të ditur se janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e superstrukturës dhe infrastrukturës së rajonit që popullata e zhvendosur në Turqi të kthehet në shtëpitë e tyre.

“Kjo nuk do të thotë se tash e tutje në këtë zonë nuk do të kryhet ndonjë operacion tjetër në qoftë se për këtë paraqitet nevoja. Turqia do të reagoj pa hezitim për të eliminuar ndonjë kërcënim të mundshëm ndaj sigurisë së saj. Askush të mos ngurohet, por ky operacion do të ndërmerret me një emër tjetër”, deklaroi Isik.

Ministri i Mbrojtjes gjithashtu tha se qëllimi kryesor i operacionit Mburoja e Eufratit ka qenë vendosja e stabilitetit të qëndrueshëm në rajon, parandalimi i vendosjes së epërsisë në këtë zonë nga ana e terroristëve dhe sigurimi i kthimit të banorëve të kësaj zona në qytetet e tyre, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Operacioni mori fund, por do të vazhdojnë punët të cilat duhen të kryhen”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit