16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Yildirim: Të gjithë kundërshtarët e Turqisë thonë “Jo” për refrendum

Më të lexuarat

Kryeministri Binali Yildirim iu drejtua qytetarëve në një miting në qytetin Kars të Turqisë.

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım në Kars të Turqisë deklaroi se kërcënimet nga vende të caktuara që vijnë drejt Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në fakt paraqesin kërcënim për shtetin e Turqisë.

Yıldırım iu drejtua qytetarëve të mbledhur në Sheshin Republika në qytetin Kars, dhe me këtë rast është ndalur mbi ngjarjet aktuale si dhe krizën diplomatike të Turqisë me disa vende evropiane.

“Pse Evropa qëndron duke thënë ‘jo’ ndaj referendumit të ardhshëm? Për shkak se ata janë xheloz dhe për shkak se nuk duan Turqi të zhvilluar. Ajo që ata duan është që Turqia të zhytet në problemet e saj dhe të humb forcën”, tha Yıldırım, duke shtuar:

“Perëndimi e ka kuptuar se Turqia ka mbyllur burimet nga të cilat rridhnin para në xhepat e tyre. Pasi paratë filluan të ngelin brenda vendit, ata filluan me një shumëllojshmëri intrigash, kërcënimesh dhe sulmesh. Turqia asnjëherë nuk është përkulur ndaj kësaj”.

Ai rikujtoi se mediat në Evropë shkruajnë se “Erdoğan është diktator”, gjë që sipas tij bëhet për arsye se Presidenti Erdoğan nuk lejon vjedhjen e resurseve të vendit të tij.

Sipas Yıldırım, “të gjitha vendet që kërcënojnë presidentin Recep Tayyip Erdoğan, kërcënimi i tyre në fakt i drejtohet Turqisë”.

“Në vendin tonë po ndërtohet aeroporti më i madh në botë dhe po sigurohen fitime për vendin tonë nga tregu global. Për këtë arsye 16 Prilli është i domosdoshëm. ‘Po’ në referendum do të thotë ‘po’ për Turqi të fortë, zhvillimin më të shpejtë, demokraci të avancuar, vëllazëri, unitet dhe gjithashtu do të thotë fund për terrorizmin”, tha Yıldırım.

Ai shtoi se Evropa, anëtarët e FETO-s dhe ata të organizatës terroriste PKK kanë një qëndrim të përbashkët kur bëhet fjalë për referendumin në Turqi, e ai është “jo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit