“Po bëjnë shfaqje, por ne s’gjunjëzohemi përballë fakteve të kryera”, deklaroi ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Isik, në një reagim kundër homologut grek,Panos Kammenos, që kishte shkuar pak ditë më parë në ishullin e Gomarit (Agathonisi)…
Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Isik, reagoi të dielën në mbrëmje kundër homologut të tij grek, Panos Kammenos, që kishte shkuar pak ditë më parë në ishullin e Gomarit (Agathonisi).
“Po bëjnë shfaqje, por ne s’gjunjëzohemi përballë fakteve të kryera”, deklaroi ai.
Fikri Isik iu përgjigj interesit të gazetarëve gjatë recepsionit të organizuar në Sallën e Nderit të Parlamentit, me rastin e 97-vjetorit të hapjes së Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.
I pyetur në lidhje me vizitën e ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos, në ishullin e Gomarit, një nga ishujt e varur nga Bashkia Çesme e Izmirit dhe shumë pranë ishullit grek të Hiosit (Ishulli i Mastikës); ministri Isik u përgjigj me këto fjalë: “Ministri i Mbrojtjes së Greqisë po bën shfaqje. Ata luajnë për opinionin publik brenda vendit të tyre. Ne s’do të mbajmë një qëndrim, i cili do mund të kthehej në instrument për shfaqjen e tyre; por të gjithë e dinë shumë mirë, me në krye ministrin grek të Mbrojtjes, se Turqia nuk gjunjëzohet përballë fakteve të kryera dhe imponimeve.”
“Çdo gjë po ndiqet hap pas hapi”, theksoi ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare duke shtuar gjithashtu se po bëhen konsultimet e nevojshme me të gjitha institucionet përkatëse.