10.9 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Erdogani, padi kundër politologut francez, Defarges, për “nxitje të vrasjes së presidentit”

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka ngritur kallëzim penal kundër politologut francez, Philippe Moreau Defarges, me akuzën për “nxitje të vrasjes së presidentit” përmes deklaratave të tij gjatë një programi televiziv…

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka ngritur kallëzim penal kundër politologut francez, Philippe Moreau Defarges, me akuzën për “nxitje të vrasjes së presidentit” përmes deklaratave të tij gjatë një programi televiziv.

Huseyin Aydin, avokat i Presidentit Erdogan, ka dorëzuar në emër të klientit të tij një padi prej katër faqesh në Prokurorinë e Përgjithshme të Ankarasë.

“Me sa duket, rrugët ligjore janë mbyllur. Tani mbeten ose lufta civile ose një hipotezë e vështirë për t’u shprehur: Vrasja e Erdoganit. Në një klimë të tillë, atentati nuk duhet harruar”, kishte thënë politologu francez gjatë një emisioni televiziv. Këto fjalë të akademikut Defarges zunë vend edhe në padinë e paraqitur nga avokati Aydin.

Në padi thuhet gjithashtu se deklaratat e Defarges tregojnë gjithashtu se deri në çfarë pike ka arritur armiqësia kundër Erdoganit, e cila është shndërruar tashmë në një çrregullim psikik në Perëndim. Siç theksohet në rreshtat e kallëzimit penal kundër akademikut francez, nxitja e hapur për vrasjen e Presidentit Erdogan nuk hyn vetëm në fushën e juristëve, por edhe në atë të mjekëve të shëndetit mendor.

“Përmes këtij akti, politologu francez, Philippe Moreau Defarges, ka kryer veprën penale ‘atentat dhe sulm fizik ndaj presidentit’, parashikuar në nenin 310 të Kodit Penal Turk me numër 5237”, sqarohet në këtë padi.

“Duke marrë parasysh aktet në cilësinë e ftesës për veprën penale të vrasjes së presidentit tonë, të cilat janë bërë edhe më parë në kryeqytete të ndryshme evropiane; si dhe organizatat terroriste, të cilat gëzojnë mbrojtje të hapur në shumë vende të Evropës, është e qartë se deklaratat e të dyshuarit nuk janë thjesht një shprehje opinioni, por kanë cilësinë e nxitjes së veprës penale në fjalë. Në Turqi është ligjërisht e mundur që i dyshuari të hetohet dhe ndiqet penalisht për shkak të akuzave ndaj tij”, vlerësohet ndër të tjera në kallëzimin penal, që avokati Huseyin Aydin ka paraqitur në emër të Presidentit Erdogan.

Padia thekson po ashtu se nuk është e nevojshme që autori të jetojë në Turqi për të hapur hetim dhe ndjekje penale me akuzën për “nxitje të vrasjes së presidentit”, ndërkohë që ligjërisht është i mundur hetimi i tij drejtpërsëdrejti, pa pasur nevojë për kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë dhe qenë i varur nga ndonjë rrethanë.

Në padinë e ngritur nga avokati i Erdoganit, është kërkuar hapja e hetimit kundër Defarges për veprën penale, me të cilën ai është akuzuar; si dhe mbikëqyrja e shëndetit mendor të tij nga institucionet shëndetësore, në rast se ai vjen ose ekstradohet në Turqi.

Sipas padisë, në qoftë se konfirmohet që ai nuk ka probleme me shëndetin mendor, atëherë kërkohet hetimi i lidhjeve të mundshme të Defarges me organizatat terroriste, me në krye PKK-në dhe FETO-n; por edhe se në adresë të kujt është bërë udhëzimi për vrasjen e presidentit. Kallëzimi penal në fjalë kërkon gjithashtu ndjekje penale kundër Defarges dhe personave që kanë lidhje me të duke u bazuar në provat, të cilat do të përfitohen si rezultat i hetimeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit