Ish-kryenegociatori i Serbisë, Borko Stefanoviq ka thënë se e “ardhmja e politikës në Kosovë e Serbi jemi ne majtistët, sikur Albin Kurti e unë Borko Stefanoviq”.
Ai këtë deklaratë e bëri në Mitrovicën e Veriut ku po merr pjesë në forumin “Procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, shkruan Klan Kosova
Stefanoviq atje poashtu tha se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mund të përfundojë në burg për pesë ditë.
Në tryezën që e bëri bashkë me ish-ministren për Dialog, Edita Tahiri, Stefanoviq potencoi se vendi i tij nuk kurrë nuk do ta pranojë shtetin e Kosovës.