8.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Papa në Bangladesh, përulet përpara Rohingyanve: Na falni!

Më të lexuarat

Papa gjatë vizitës në Daka të Bangladeshit ka takuar disa anëtarë të pakicës myslimane dhe i ka kërkuar falje për indiferencën e botës ndaj tyre.

Papa gjatë përshëndetjes me një grup të pakicës myslimane në Bangladesh i kërkoi atyre falje për indiferencën botërore. Jam pranë jush, situata është shumë e vështirë por nuk duhet të kthehemi nga ana tjetër, shpresa e Zotit është me Rohingasit, deklaroi ati i shenjtë.

Kjo ishte edhe hera e parë që gjatë vizitës në Azi, ati i shenjtë përmed qartë dhe fort termin Rohingya.

Kreu i Vatikanit komunikoi me 16 refugjatë rohingas të cilët qëndronin në një kamp refugjatësh në “Cox Bazar”. Grupi i refugjatëve përbëhej nga burra, gra dhe fëmijë. Papa Françesku me ndihmën e përkthyesve dëgjoi çdo njërin prej tyre dhe në fund i bekoi ata.

Gjatë takimi ndërfetar për paqen në Daka, Papa apeloi që takimi të ishte një shenjë e përpjekjeve të besimeve të ndryshme fetare për të jetuar së bashku në respekt reciprok dhe vullnet të mirë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit