1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ish-deputeti indian dhe i vëllai të dy musliman qëllohen për vdekje në transmetim direkt në televizion

Më të lexuarat

Një ish-deputet indian dhe vëllai i tij të cilët ishin të arrestuar, janë qëlluar për vdekje në një transmetim direkt në televizion bashkë me të vëllain. Ata u qëlluan të prangosur dhe të shoqëruar nga policia.

Atiq Ahmed, i cili ishte nën shoqërimin e policisë, po fliste për gazetarët në momentin që disa persona nxorën armën dhe e qëlluan në kokë. Ngjarja ndodhi në Prayagraj, i njohur ndryshe si Allahabad.

Rexhimi hindu ka ndërmarrë masa të terrorit ndaj komunitetit musliman i cili aktualisht ka mbetur pakicë me rreth 20% të banorëve.

Djali adoleshent i Ahmed-it u qëllua për vdekje nga policia disa ditë më parë.

Pas të shtënave të shtunën mbrëma, tre burra që ishin hequr si gazetarë iu dorëzuan policisë.

Ahmed kishte pohuar më parë se ishte kërcënuar me jetë nga policia. Në pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare shihen Ahmedin dhe vëllai i tij, Ashraf, të dy në pranga, duke folur me gazetarët rrugës për një kontroll mjekësor në një spital disa sekonda para se të qëlloheshin të dy.

Në pamjet, të shpërndara në mediat sociale dhe kanalet televizive, Ahmedi pyetet nëse mori pjesë në funeralin e djalit të tij.

Fjalët e tij të fundit para kamerës janë: “Nuk na barten, prandaj nuk shkuam”.

Pas të shtënave të shtunën mbrëma, tre burra që ishin hequr si gazetarë iu dorëzuan policisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit