1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Irlanda gjobit Meta-n

Më të lexuarat

Një ndëshkim për shkeljen e rregullave të privatësisë

Rregullatori i privatësisë i Irlandës ka gjobitur Meta-n me 390 milionë euro për shkeljen e rregullave të privatësisë së Facebook dhe Instagram, duke urdhëruar dy kompanitë të rishikojnë bazën ligjore të shërbimeve të reklamimit bazuar në të dhënat personale në Bashkimin Evropian.

Vendimi mbi mënyrat se si të dy kompanitë e rrjeteve sociale operojnë shërbimin e tyre të reklamave u mor nga mbikëqyrësi evropian i privatësisë në dhjetor.

Ai i referohet ndryshimit të 2018-ës në kushtet e shërbimit në Facebook dhe Instagram, pasi u prezantuan rregullat e reja evropiane të privatësisë. Meta më pas u përpoq të mbështetej në një bazë ligjore të ashtuquajtur “kontraktuale” për shumicën e operacioneve të përpunimit të të dhënave, raportoi Reuters.

Po kryhen edhe 11 kontrolle të tjera

Meta më parë mbështetej në pëlqimin e përdoruesve për të përpunuar të dhënat e tyre personale për reklama të synuara, kështu që besonte se duke vepruar kështu ata pranuan kushtet e përditësuara pas vitit 2018 dhe se një reklamë e tillë ishte e ligjshme.

Komisioneri i Privatësisë së të Dhënave të Irlandës (DPC), rregullatori kryesor i privatësisë për shumë prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë brenda BE-së, ka urdhëruar Meta-n të sjellë në linjë operacionet e përpunimit të të dhënave brenda tre muajve.

Në total, Meta u gjobit me rreth 1.3 miliardë euro dhe po kryhen edhe 11 kontrolle të tjera. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit