2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Irinej: Kosova është Jerusalemi ynë

Më të lexuarat

Patriarku serb Irinej ka deklaruar se “ajo që po ndodh në Kosovë dhe Metohi është padrejtësi e madhe e të fuqishmëve ndaj një populli të vogël sikurse është ai serb si dhe ndaj kulturës dhe historisë sonë”

Ai njëherit ka thënë se kurrë nuk do të lejojnë që ta humbin Kosovën.

“Kosova nuk është vetëm gjeografi, Kosova është Jerusalemi ynë, e shenjta jonë, çdo gjë që ka rrënjët e historisë dhe kulturës serbe, pikat tona më të shenjta janë atje dhe tek populli “tha për TV Pink Patriarku Irinej.

Kisha është duke bërë gjithçka që është e mundur për të realizuar një takim me përfaqësues të kishave ku do të flitet për gjendjen e kishave në Kosovë, ka thënë mes tjerash kreu i Kishës Ortodokse Serbe.

I pyetur nëse ai mund ta imagjinojë se Kosova është e humbur, Patriarku thotë se ” mund të duket kësisoj në mendjet dhe ndjenjat tonë por se Kosova nuk mund të jetë e humbur dhe se ne nuk do ta pranojmë një gjë të tillë”

Ai shtoi se “ajo që është rrëmbyer me forcë, me forcë do të kthehet”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit