Ministri i Jashtëm i Iranit Xhevad Zarif përmes medias sociale ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me Iranin, në fjalimin e mbajtur në Arabinë Saudite.
“Teksa Irani la edhe një herë pas zgjedhje të vërteta presidenciale, ai sulmohet nga presidenti i SHBA-ve, ‘djepi i demokracisë dhe rrugës së mesme'”, ka shkruar Zarif në llogarinë e tij në Twitter.
“Vallë, a është ky sulm i politikës së jashtme, apo ajka e 480 miliardë dollarëve të marra nga Arabia Saudite”, ka pyetur më tej Zarif.
Trump, në fjalimin e mbajtur në “Samitin Amerikano-Arab dhe të Vendeve Islame” deklaroi se Esadi me ndihmën e Iranit ka kryer “krime aq të tmerrshme, saqë nuk mund të përshkruhen”.