5.9 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

“Irani përgatitet të furnizojë Rusinë me armë të avancuara”

Më të lexuarat

“Irani po hyn në procese të rrezikshme dhe kërcënuese dhe po përgatitet të furnizojë Rusinë me armë të avancuara”, tha shefi i Mossad-it, David Barnea

Shefi i Agjencisë së Inteligjencës së Jashtme të Izraelit, Mossad, David Barnea deklaroi se Irani “po hyn në procese të rrezikshme dhe kërcënuese” dhe “po përgatitet të furnizojë Rusinë me armë të avancuara”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të mediave izraelite, Barnea foli në një ceremoni ku punonjësit e suksesshëm të Mossad-it u shpërblyen me rastin e festës së shenjtë hebraike, Hanukkah.

Në fjalimin e tij, shefi i Mossad-it iu referua mbështetjes ushtarake të Iranit për Rusinë në luftën e Ukrainës.

Duke thënë se ata kanë përcaktuar se Irani ka zhvilluar qëndrim “të rrezikshëm, kërcënues dhe të guximshëm”, Barnea tha se Teherani zyrtar “po përpiqet të rrisë përpjekjet për sulme terroriste në mbarë botën”.

“Sot ne po paralajmërojmë për synimet e ardhshme të Iranit që përpiqet të mbajë sekret se po përgatitet të furnizojë Rusinë me armë të avancuara”, tha Barnea.

Ai theksoi se Irani përgatitet të zhvillojë programin e tij të pasurimit të uraniumit dhe të sulmojë vendet mike muslimane në rajon në mënyra të ndryshme. “Irani nuk do të ketë armë bërthamore as në vitet e ardhshme, asnjëherë. Ky është premtimi im dhe i Mossad-it”, tha Barnea.

Shefi i Mossad-it argumentoi se vala e protestave në Iran “është një sfidë për regjimin e Teheranit”. Barnea tha se luajnë rol të rëndësishëm si institucion në zhvillimin e marrëdhënieve të Izraelit me vendet e rajonit.

– Mbështetja ushtarake e Iranit për Rusinë

Në fillim të këtij muaji, SHBA-ja paralajmëroi se bashkëpunimi i mbrojtjes midis dy vendeve (Iran-Rusi) kishte “arritur kapacitetin e plotë”, mes lajmeve se Irani e furnizoi Rusinë me raketa balistike dhe mjete ajrore pa pilot (UAV) të armatosur në luftën në Ukrainë.

Qeveria e Teheranit pranoi se kishte dërguar dronë (UAV) në Rusi, por tha se ato ishin siguruar para fillimit të luftës në Ukrainë.

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia deklaroi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se “mekanizmi ushtarak rus nuk ka nevojë për ndihmën e askujt” dhe se pretendimet se Qeveria e Teheranit ka ofruar dronë “kanë dështuar në mënyrë të përsëritur”.

Ministria e Jashtme e Iranit në një deklaratë javën e kaluar tha se nuk do të “merrte leje nga askush” për t’i përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë.

– Aleanca Izrael-Iran-Rusi në luftën e Ukrainës

Qeveria e Izraelit ka patur vështirësi në menaxhimin e marrëdhënieve të saj me Rusinë dhe Perëndimin në atmosferën e krijuar nga lufta në Ukrainë vitin e fundit.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Izraeli, i cili është përpjekur të qëndrojë neutral për të mos u përballur me Rusinë dhe u përpoq të veprojë si ndërmjetës për një kohë, më në fund u përball me rusët dhe ukrainasit. Izraeli erdh në një pozicion që u kritikua nga aleati i saj strategjik, SHBA dhe Perëndimi.

Lajmi se Irani i dha Rusisë dronë të armatosur dhe raketa balistike të quajtura “kamikaz ose vetëvrasës” në luftën në Ukrainë, e vendosi Qeverinë e Tel Avivit në një situatë më të vështirë.

Qeveria e Tel Avivit, e cila la pa përgjigje kërkesat e Ukrainës për ndihmë ushtarake nga Izraeli, përmendi praninë ushtarake të Rusisë në Siri dhe “kufizimet operacionale” si arsye.

Pas diskutimeve për ndihmën e mundshme të armatimit të Izraelit për Ukrainën, Moska kërcënoi Tel Avivin me deklaratën se “Kjo do t’i jepte fund marrëdhënieve mes dy vendeve”.

Sipas gazetës izraelite “Haaretz”, Tel Avivi “i siguron inteligjencë Ukrainës mbi Iranin përmes NATO-s” dhe qëndrimi politik i Izraelit ka pësuar një ndryshim të rëndësishëm “me ofrimin e ndihmës ushtarake të Teheranit për Moskën”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit