16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Japonia miraton kitin e testit të gjakut që mund të diagnostikojë sëmundjen e Alzheimerit

Më të lexuarat

Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies së Japonisë (MHLW) dha miratimin për testin e gjakut i cili mund të diagnostikojë sëmundjen e Alzheimerit

Qeveria e Japonisë miratoi për përdorim kitin e testit të gjakut i cili mund të diagnostikojë sëmundjen e Alzheimerit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies së Japonisë (MHLW) dha miratimin për testin e gjakut i cili mund të diagnostikojë sëmundjen e Alzheimerit.

Kiti diagnostikues, prodhim i kompanisë “Sysmex” me qendër në qytetin Kobe, mund të masë proteinën “amyloid beta” në trurin e personit të prekur me Alzheimer.

Duke matur sasinë e proteinës “amyloid beta” brenda një sasie të vogël gjaku që merret nga i personi i prekur nga Alzheimeri, kiti testues do të ofrojë mundësinë e diagnostikimit dhe trajtimit të hershëm.

E njohur si një proteinë anormale që shkakton bllokim në qelizat nervore në tru, “amyloid beta” njihet si një simptomë e sëmundjes së Alzheimerit.

Në deklaratën nga kompania “Sysmex” thuhet: “Po bëjmë përgatitje që produkti të ofrohet me shpejtësi edhe në treg por edhe që të përfshihet në kuadër të sigurimit shëndetësor kombëtar të Japonisë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit