“Kemi bërë një marrëveshje me Rusinë prej rreth 4 miliardë dollarësh për zhvillimin dhe eksportin e vendburimeve të gazit natyror, në linjat e transmetimit”, tha ministri iranian i Naftës, Javad Oji
Ministri iranian i Naftës, Javad Oji, tha se ata nënshkruan një marrëveshje me Rusinë prej rreth 4 miliardë dollarësh që mbulon zhvillimin dhe eksportin e fushave të gazit natyror, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Iranit, IRNA, Oji ka folur para gazetarëve për zhvillimet në energji, pas mbledhjes së kabinetit.
“Kemi bërë një marrëveshje me Rusinë prej rreth 4 miliardë dollarësh për zhvillimin dhe eksportin e vendburimeve të gazit natyror, në linjat e transmetimit”, tha Oji.
Duke kujtuar se ata nënshkruan një marrëveshje paraprake prej rreth 40 miliardë dollarësh me kompaninë ruse të energjisë Gazprom, Oji tha se një tjetër kompani ruse energjetike, ZN Vostok, gjithashtu investoi në Iran.